1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE – TRAJNER/E BARIST

MATISSE është në kërkim të një personi profesional, të komunikueshëm dhe të motivuar për pozitën:

  • TRAJNER/E BARIST

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Trajnimi dhe zhvillimi profesional i baristëve të rinj dhe ekzistues në të gjitha pikat e Matisse;
  • Organizimi dhe realizimi i trajnimeve praktike dhe teorike për stafin e barit;
  • Standardizimi i mënyrës së përgatitjes së kafesë dhe pijeve sipas standardeve të kompanisë;
  • Demonstrimi i teknikave profesionale të përgatitjes së espresso-s, latte art dhe pijeve të tjera;
  • Monitorimi i cilësisë së kafesë dhe produkteve në lokacione të ndryshme;
  • Vlerësimi i nivelit profesional të baristëve dhe identifikimi i nevojave për trajnim;
  • Përgatitja dhe zbatimi i programeve të trajnimit për baristët;
  • Mbështetja e menaxherëve të pikave në zhvillimin dhe përmirësimin e stafit;
  • Kontrollimi i respektimit të standardeve të higjienës, shërbimit dhe prezantimit;
  • Identifikimi i gabimeve në procesin e punës dhe ofrimi i udhëzimeve për përmirësim;
  • Mbajtja e evidencës dhe raportimi mbi trajnimet dhe performancën e stafit.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Minimum 3 vite përvojë në profesionin e baristit;
  • Përvojë e mëparshme në trajnim ose mentorim të stafit përbën përparësi;
  • Njohuri të avancuara për kafenë, espresso-n dhe teknikat e përgatitjes së pijeve;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese;
  • Aftësi për të motivuar, trajnuar dhe zhvilluar stafin;
  • Përgjegjshmëri, organizim dhe profesionalizëm të lartë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Gatishmëri për të udhëtuar dhe realizuar trajnime në lokacionet e Matisse në regjion;
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar në ambiente dhe ekipe të ndryshme.

 Çfarë kërkojmë?

Një person me pasion për kafenë, eksperiencë profesionale dhe aftësi të forta për të komunikuar dhe mësuar të tjerët, i cili do të jetë përgjegjës për ngritjen dhe ruajtjen e standardit profesional të baristëve në të gjitha pikat e Matiss

Lokacioni: Të gjitha pikat e Matisse në regjion

Për aplikim: Dërgoni CV-në tuaj në email: recruitment@martius-ks.com 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet