1
PREMIUM PLUS

Qëndistare (2), Rrobaqepëse (2), Patroniste

Ruaj
Luanda Bunjaku
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE
 
Luanda Bunjaku LLC, brend i njohur për dizajnin dhe prodhimin e fustaneve luksoze, shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në departamentin e prodhimit.
 
Pozitat e lira
  • 2 Qëndistare
  • 3 Rrobaqepëse
  • 1 Patroniste
Lokacioni i punës:
Rr. "Lidhja e Prizrenit", Tophane, Prishtinë
 
Përshkrimi i pozitës
 
Jemi në kërkim të profesionisteve të përkushtuara dhe me përvojë, të cilat dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit të Luanda Bunjaku LLC dhe të kontribuojnë në krijimin e fustaneve couture me standarde të larta cilësie.
 
Përgjegjësitë
 
Për rrobaqepëse:
  • Realizimi i qepjeve me precizitet të lartë sipas modeleve dhe udhëzimeve.
  • Përdorimi profesional i makinave qepëse.
  • Përgatitja dhe montimi i pjesëve të veshjeve.
  • Bashkëpunimi me patronisten dhe ekipin e prodhimit.
  • Kontrolli i cilësisë gjatë procesit të punës.
Për qëndistare:
  • Qëndisja me dorë e fustaneve dhe aksesorëve.
  • Punimi i aplikacioneve, kristaleve, perlave dhe elementeve dekorative.
  • Realizimi i detajeve sipas dizajnit.
  • Kujdes maksimal ndaj cilësisë dhe estetikës së produktit.
Për patroniste:
  • Hartimi dhe zhvillimi i patronëve sipas dizajneve.
  • Përshtatja dhe korrigjimi i patronëve gjatë procesit të prodhimit.
  • Bashkëpunimi me dizajneren dhe ekipin teknik për realizimin e modeleve.
  • Sigurimi i saktësisë teknike në çdo fazë të prodhimit.
Kualifikimet
  • Përvojë e mëparshme në pozitën për të cilën aplikohet.
  • Aftësi për të punuar me standarde të larta cilësie.
  • Përkushtim, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për punë në ekip dhe respektim të afateve.
  • Motivim për zhvillim profesional në industrinë e modës.
Çfarë ofrojmë
  • Ambient pune profesional dhe kreativ.
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
  • Punë me koleksione couture dhe projekte ndërkombëtare.
  • Kontratë të rregullt pune dhe kushte konkurruese.
Aplikimi
 
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në një nga mënyrat e mëposhtme:
 
Telefon: +383 48 214 111
Viber / WhatsApp: +383 48 214 111
Email: luanda.bunjaku@luandabunjaku.com
apo përmes butonit të mëposhtëm
 
Në aplikim, ju lutemi specifikoni:
 
Emrin dhe mbiemrin
Pozitën për të cilën aplikoni

Kategoria Tekstil, Lëkurë, Industri Veshëmbathjeje
Skadon 07/08/26 (29 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet