Më datën 2 dhe 3 qershor, të mërkurën dhe të enjten, të gjithë gjermano folësit nga komuna e Pejës dhe rrethina do të kenë mundësinë që përmes Ditëve të Dyerve të Hapura të punësohen te lideri global i telekomunikacionit, Teleperformance.
Peja pas Prishtinës dhe Prizrenit do të jetë qendra e tretë në Kosovë, dhe pritet ta vazhdojë suksesin e Teleperformance Kosova me më shumë se 850 punëtorë.
Teleperformance është kompania lidere në tregun global të Business Process Outsourcing, e cila ka mbi 400,000 punonjës në 450 qendra kontakti në 83 vende dhe shërben mbi 170 tregje.
Kush është Teleperformance Kosova?
Teleperformance në Kosovë fillimisht ka filluar të operojë në Prishtinë nga fillimi i vitit 2017 dhe është pjesë e grupës së Teleperformance Germany. Prandaj Teleperformanca në Kosovë përcjell dhe ofron standardet e njejta të shërbimit te klientët e saj por edhe të punës ndaj punëmarrësve sikur në Gjermani. Punonjësit nga Prishtina dhe Prizreni ofrojnë shërbime në gjuhën gjermane ndaj klientëve për brendet më të njohura në industrinë e teknologjisë, e-commerce, logjistikës. Duke ju falënderuar menaxhimint të shkëlqyëshëm, trajnimeve cilësore dhe përkrahjës së vazhdushme të punëtorëve Teleperformance është sot ndër qendrat më të mëdha të thirrjes në Prishtinë.
Si mund të aplikoj për punë?
Është traditë që punëtorët në Teleperformance të punësohen përmes eventit të Ditëve të Dyrve të Hapura apo siç njihet Open Doors Day. Nëse vetëm e dini gjuhën gjermane në nivel prej të paktën B2, atëherë ju jeni një kandidat potenical për t’u bërë pjesë e gjigantit - Teleperformance. Krejt çfarë ju duhet të bëni në ato ditë është të vini në Ditët e Dyrve të Hapura që do të mbahen:
Ditët e Dyerve të Hapura mbahet në Hotel Dukagjini dhe ju mund të vini kurdo mes orës 09:00 deri në 19:00 në njërën nga këto 2 data dhe t’i prezantoni aftësitë tuaja të gjuhës gjermane dhe në rast të punësimit, përveç pagës së rregullt, juve do t'ju ofrohet edhe bonus i startit të punës prej 200 Euro.
Pse duhet të punoj në Teleperformance?
Teleperformance në Kosovë si kudo në vendet e tjera ku operon, ofron mundësi punësimi me standardet më të larta gjermane. Andaj Ditët e Dyerve të Hapura janë një rast i mirë për të gjithë ata që synojnë të bëjnë karrierë por edhe kanë dëshirë të punojnë rehat nga shtëpitë e tyre.
Të gjithë të punësuarit do ta kenë mundësinë të punojnë sigurt dhe rehat nga shtëpitë e tyre pasi ta ndjekin trajnimin e nevojshëm #HomeOffice. Teleperformanca i siguron të gjitha pajisjet e nevojshme që punonjësit ta vazhdojnë punën nga shtëpitë e tyre dhe të përjetojnë eksperiencën më të mirë të punës. Të gjithë të punësuarit do të mbështeten vazhdimisht gjatë punës së tyre nga stafi menaxherial përmes metodogjive më bashkëkohore të kohës.
