Lenti në Kosovë operon prej vitit 2001 dhe prej më shumë se dy dekadash është bërë një nga emrat më të njohur në tregun e modës. Me një traditë të gjatë në ofrimin e produkteve cilësore dhe një përzgjedhje të larmishme për të gjitha grupmoshat, Lenti ka fituar besimin e klientëve falë seriozitetit, shërbimit profesional dhe përshtatjes me trendet bashkëkohore. Përkushtimi ndaj stilit, cilësisë dhe kujdesit ndaj konsumatorit e bën këtë butik një pikë referimi të rëndësishme në skenën e shitjes me pakicë në Kosovë.
LENTI, FUSHË KOSOVË
KONKURS PUNE
MENAXHER/E DYQANI
Lloji i punësimit: Me orar të plotë
Qëllimi i pozitës: Menaxheri/ja e Dyqanit është përgjegjës/e për organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të përditshëm të dyqanit, realizimin e objektivave të shitjes, menaxhimin e stafit, kontrollin e mallrave dhe rezervave në dyqan, respektimin e procedurave të biznesit dhe sigurimin e një niveli të lartë të shërbimit ndaj klientëve.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
Menaxheri/ja e Dyqanit do të jetë përgjegjës/e për: Menaxhimin e shitjeve, Menaxhimin e stafit, Menaxhimin e mallrave dhe rezervave në dyqan, Menaxhimin e arkës, Kontrolleve operative, Sigurimin e standardit të lartë të shërbimeve ndaj klientëve, Organizimin dhe pamjen vizuale të dyqanit, Kontrolli dhe parandalimin e humbjeve, përgatitjen, sigurimin e të dhënave dhe përgatitja e raporteve kryesore të dyqanit.
Më konkretisht detyrat dhe përgjegjësit e menaxherit të dyqanit janë:
- Mbikëqyrë gjithë funksionimin e dyqanit, përfshirë të gjitha departamentet dhe stafit.
- Përcakton objektivat e shitjeve dhe monitoron realizimin e tyre.
- Mbikëqyr stafin e dyqanit përmes zëvendës menaxherëve dhe mbikëqyrësve
- Kontrollon performancën e zëvendës menaxherëve dhe të mbikëqyrësve (supervizorëve).
- Zgjidh çështje të mëdha operative ose me klientë të rëndësishëm.
- Koordinon me zëvendës menaxherët dhe mbikëqyrësit (supervisorët) në zgjidhjen e problemeve të klientëve ose të stafit.
- Planifikon fushata promovuese dhe hulumton mënyrat më të mira të prezantimit dhe ekspozimit visual të dyqanit (visual merchandising).
- Siguron që dyqani të jetë në përputhje me politikat e biznesit dhe në harmoni me kërkesat ligjore.
- Menaxhon buxhetin e dyqanit, kostot operative dhe inventarin.
- Mbikëqyrë, informohet dhe siguron që dyqani të jetë gjithmonë I furnizuar dhe me ekspozim në pajtim me kërkesat bashkëkohore të prezantimit në treg.
- Siguron që politika e promovimit të jenë në harmoni me interesin e biznesit dhe siguron që çmimet të jenë të vendosura saktë.
- Ndërhyn në punët operative kur ka mungesa të menaxherit ose fluks të madh të klientëve.
- Analizon dhe raporton në baza të rregullta te Drejtori Menaxhues për performancën e shitjeve.
- Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori Menaxhues.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në fakultetin ekonomik, menaxhim, administrim biznesi ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune në shitje me pakicë në sektorin e shitjes së tekstilit, konfeksionit dhe të mbathjeve është përparësi.
- Preferohet së paku 2–3 vjet përvojë në pozitë menaxheriale ose mbikëqyrëse;
- Aftësi të mira në organizimin dhe menaxhimin e stafit;
- Aftësi për analizimin e rezultateve të shitjes dhe treguesve të performancës;
- Njohuri bazë të menaxhimit të rezervave dhe inventarit;
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative
- Integritet të lartë moral, etik e profesional.
- Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
- Gatishmëri për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa procese njëkohësisht
Mënyra e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme
Kandidatët e interesuar përmes lentir2021@gmail.com, ose në mënyrë fizike në adresën rruga Lidhja e Pejes 368 Fushe Kosove duhet të dorëzojnë:
- Curriculum Vitae (CV).
- Letër motivimi.
- Kopje të diplomës universitare.
- Dëshmi mbi përvojën e punës (nëse ka).
- Certifikata të trajnimeve profesionale (nëse ka).
- Referenca nga punëdhënësit paraprakë (nëse ka).
Afati i aplikimit: Afati për aplikim është 30 ditë nga data e publikimit të konkursit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.