1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Ndërmarrja Kulinare SHPK me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Hapim konkurs për të pranuar punëtorë të motivuar për t`iu bashkuar ekipit tonë.

1.  Pozita: Depoist dhe shpërndarës i mallit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të bëjë ngarkim - shkarkimin e mallrave,
  • Të vendos mallin në hapësirat e duhura,
  • Mallin e pranuar e kontrollon, në rast dëmtimi e informon Menaxherin,
  • Të pranoj faturat dhe të përgatit porositë për daljen e mallit nga depo,
  • Ngarkon kamionët për dërgim të porosive dhe bënë shpërndarjen e mallit në pikat e caktuara,
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e

Kualifikimet:

  • Diplomë të shkollës së mesme
  • Përvojë të ngjashme së paku 2 vite
  • Aftësi të mira komunikuese dhe planifikuese
  • I gatshëm për pune ekipore
  • Patentë shoferin e kategorisë B

Ne ofrojmë:

  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues
  • Pagë konkurruese
  • Kompensim për orët jashtë orarit
  • Kontrata e punës, orari dhe pushimet të rregulluar në bazë të Ligjit të Punës 03/L-212

Konkursi është i hapur deri me 21 shtator 2026

Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose  e-mail adresën hr@kulinare.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet