ASGETO sh.p.k., shpall konkurs për pozitën:
Korrespondent/Shofer – Rajoni Gjakovë
Përshkrimi i punës:
- Dorëzimi i porosive (barnave dhe produkteve farmaceutike) tek farmacitë e rajonit të Gjakovës
- Mbledhja dhe dorëzimi e dokumentacionit (fatura, porosi, arka)
Kualifikimet e kërkuara:
- Patentë shoferi (kategoria B)
- Përvojë paraprake si shofer/korrespondent (përparësi në sektorin farmaceutik/distribucion)
- I/e përgjegjshëm dhe i/e organizuar
Ofrojmë:
- Pagë konkurruese
- Kontratë të rregullt pune
- Ambient pune profesional dhe stabil
Si të aplikoni:
Të interesuarit dërgoni CV-në në: apliko@asgeto.com
Afati i aplikimit: 18.09.2026