KosovaJob

KosovaPress

26 ndjekës 42 shikime 0 shpallje aktive
Hamez Jashari nr 38 kosovapress.com
Vlerësimin e sheh vetëm KosovaJob

Rreth nesh

					 KosovaPress është Agjenci e Pavarur e Lajmeve, e cila ofron shërbim të përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë.
Gjatë luftës, KosovaPress ka publikuar lajme në tri gjuhë:

Gjuhë Shqipe
Gjuhë Gjermane
Gjuhë Franceze

Sot, KosovaPress prodhon lajme në gjuhën shqipe dhe angleze.

Shërbimi në gjuhën Shqipe

Tek ky shërbim përfshihen ngjarjet nga Kosova, rajoni dhe bota. Kosovapress ka një rrjet të mirë korrespondentësh në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc ). Lajmet e KosovaPress-it mund të shfrytëzohen vetëm përmes sistemit të abonimit (parapagimit).

Shërbimi në gjuhën Angleze

Në këtë shërbim hyjnë lajmet kryesore nga Kosova. Në gjuhën angleze shkruhen lajmet kryesore, temat, intervistat, ngjarjet nga Kosova dhe rreth saj.

Shërbimi i fotove

Ngjarjet shoqërohen edhe me foto. Dimensioni i fotove të realizuara në ngjarjet kryesore në Kosovë është 640x pixel.
KosovaPressi si një prej agjencive të para të lajmeve në Kosovë, ndër vite ka arritur të ruajë korrektësinë dhe objektivitetin e lajmeve të prodhuara. Nëpërmjet punës së palodhshme të një ekipi shumë të zellshëm, KosovaPress ka arritur të tërheqë një numër të konsiderushëm të klientëve, të cilët janë të abonuar që të pranojnë lajmet prej KosovaPress.
Sot, kjo agjenci ka raporte bashkëpunimi të ndërsjella me agjenci lajmesh dhe një rrjet shumë funksional të korrespondentëve në Kosovë dhe në rajon.
Shëndeti, kujdesi social, rritja e fëmijeve dhe ushqyerja, shkollimi, edukimi, aktiviteti sportiv tek fëmijët e prindërit,aktivitetet kulturore, teknologjia, kopshtet e fëmijëve dhe niveli i tyre, adoleshenca dhe problemet me fëmijët, janë këto disa nga temat që emisioni "Foleja" do t’i trajtojë përgjatë një viti.					

Pozitat e hapura 0

Nuk ka pozita të hapura tani. Ndiqe kompaninë dhe të njoftojmë kur hapet një shpallje.

Artikuj në KosovaJob

Qëndro i informuar

Ndiqe këtë kompani dhe merr njoftim për pozita të reja, lajme dhe mundësi të ardhshme.

Kompani të ngjashme