KosovaJob
Të gjithë artikujt
28 Shkurt 2020 · 1 min leximi

KosovaJob tani zyrtarisht është markë e mbrojtur tregtare

KosovaJob, nga sot gëzon mbrojtje ligjore të pronësisë intelektuale. Rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë “KosovaJob”, tashmë është brend i regjistruar, i cili gëzon mbrojtje të plotë të pronësisë intelektuale. Kjo nënkupton se marka e KosovaJob, e drejta e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta gëzojnë mbrojtje me ligj, sipas legjislacionit në fuqi.

KosovaJob tani zyrtarisht është markë e mbrojtur tregtare
				 	 

Një markë tregtare tregon se të gjitha produktet dhe shërbimet i përkasin biznesit të caktuar dhe palët e paautorizuara nuk kanë të drejtë ta shfrytëzojnë logon apo bëjnë ndonjë imitim, pa lejen e KosovaJob.

Nga sot, shërbimet dhe materialet me të cilat operon KosovaJob evidentohen si unike. Gjatë vitit të kaluar, “KosovaJob” është certifikuar edhe me standardin për cilësi ISO 9001:2015 nga organizata e mirënjohur botërore Bureau Veritas me filiale në Paris, duke u bërë kështu kompania e parë e ndërmjetësimit në punësim në Kosovë e certifikuar me këtë standard.

Për vite me radhë, përmes publikimit te shpalljeve të punës, KosovaJob ka ndikuar në rritjen e shkëmbimit të fuqisë punëtore me kompani të ndryshme, vendore dhe ndërkombëtare.

SHPALLJE PUNE

Investor Outreach Assistant
Gjithë Kosovën13 ditë
Agjent i Shitjes për HoReCa (Albi Mall)
Prishtinë8 ditë
Salesforce Developer (English Speaking) (Remote)
Gjithë Kosovën2 ditë
Shofer (Voom x Taxi Beki)
Prishtinë5 ditë
Agjent në Terren (Shpërndarës i Mallit)
Prishtinë22 ditë
Asistente e Magazinës
Prishtinë15 ditë