KosovaJob
KosInvest PREMIUM+E re

Shpallje për Ofertë - Qiramarrja e hapsirës afariste për zyra në Prishtinë

Lokacioni Prishtinë Skadon më 30 nëntor 2026
	 	 

SHPALLJE PËR OFERTË

Qiramarrja e hapsirës afariste për zyra në Prishtinë

Mikrofinanca KosInvest shpall thirrje publike për ofertë për qiramarrjen e hapsirës afariste, e cila do të shfrytëzohet për vendosjen dhe organizimin e zyrave administrative dhe operative të institucionit në Prishtinë.

Ftohen pronarët e objekteve afariste, kompanitë, agjencitë e patundshmërive, dhe individet privat  që disponojnë hapësira të përshtatshme t’i paraqesin ofertat e tyre në pajtim me kriteret dhe kushtet e përcaktuara në vijim:

1. Kriteret dhe karakteristikat e hapësirës së kërkuar

1.1. Lokacioni dhe sipërfaqja

  • Lokacioni: Prishtinë.
  • Sipërfaqja e kërkuar: 350–500 m² neto.
  • Hapsira duhet të gjendet në katin e parë (jo-përdhesë) ose në katet më të larta.
  • Lokacioni duhet të ofrojë casje të lehtë për punonjësit, klientët dhe partnerët.
  • Hapsira duhet të jetë pjesë e një objekti afarist ose e një objekti të përshtatshëm për veprimtari administrative dhe operative.
  • Lokali duhet të ketë fletë poseduese (obligative) 

1.2. Organizimi dhe funksionaliteti i hapësirës

  • Të mundësojë organizimin e zyreve individuale dhe të hapësirave të përbashkëta të punës.
  • Të ofrojë mundësi për ndarjen e hapësirave për recepsion, sallë takimesh, zyra administrative dhe ambiente ndihmëse.
  • Të ketë ndriçim të mjaftueshëm, natyral dhe artificial.
  • Të sigurojë kushte të përshtatshme për punën dhe qëndrimin e përditshëm të punonjësve.
  • Të lejojë përshtatjen dhe riorganizimin e brendshëm sipas nevojave të KosInvest.

1.3. Parkingu dhe qasja

  • Të ketë hapsirë parking (minimum 8).
  • Objekti të ketë casje të lehtë.
  • Të sigurohet qasje për personat me nevoja të veçanta.
  • Te kete dalje emergjente

1.4. Infrastruktura teknike dhe kushtet e punës

  • Sistem funksional i ngrohjes (I domosdoshem) dhe i ftohjes.
  • Ventilim dhe ajrosje adekuate.
  • Instalime të rregullta elektrike dhe hidraulike.
  • Infrastrukturë e përshtatshme për instalimin e rrjetit kompjuterik, internetit dhe pajisjeve të teknologjisë informative.
  • Mundësi për instalimin e kamerave të sigurisë, sistemit të alarmit dhe kontrollit të qasjes.
  • Kapacitete të mjaftueshme elektrike për funksionimin e pajisjeve dhe sistemeve të zyrës.
  • Gjenerator, ose hapsire per instalimin e gjeneratorit.

1.5. Siguria dhe mirëmbajtja

  • Të ofrohen kushte të përshtatshme higjienike dhe sanitare, të ketë minimum 2 toalete.
  • Hapësira të jetë në gjendje të mirë teknike dhe fizike, pa nevojë për investime të konsiderueshme para fillimit të shfrytëzimit.

2. Kushtet financiare dhe kontraktuale

KosInvest kërkon kushte të volitshme dhe konkurruese të qirasë, në funksion të bashkëpunimit afatgjatë. Në këtë kuadër, ofertuesit duhet të respektojnë kërkesat në vijim:

  • Të ofrojnë çmim konkurrues të qirasë mujore me çmim nominal të tregut.
  • Çmimi të shprehet në EUR/m² bruto dhe si vlerë totale mujore.
  • Të sqarohet nëse çmimi përfshin TVSH-në.
  • Të ofrohet mundësia e lidhjes së kontratës afatgjatë; kërkohet kontrata me kohëzgjatje së paku 5 vite me mundësi vazhdimi. (ne rast nderprerjes para afatit 5 vjecar, pagesa e amortizimit te jete pergjegjesi e pronarit te lokalit)
  • Të specifikohet mundësia e negocimit të çmimit, si dhe periudha fillestare për përshtatjen e hapësirës.
  • Të lejohet vendosja e logos dhe e identitetit vizual të KosInvest, në pajtim me rregullat e objektit.
  • Te specifikohen nese ofrohet ndonje muaj pa qira gjate rilokimit.
  • Te specifikohet barra e pageses per shpenzimet e perbashketa.

3. Dokumentacioni dhe informatat që duhet të përmbajë oferta

Ofertuesit duhet të dorëzojnë informatat e mëposhtme:

  • Emrin dhe lokacionin e saktë të objektit.
  • Sipërfaqen e përgjithshme në m².
  • Katin ku ndodhet hapësira.
  • Çmimin e qirasë bruto për m² dhe vlerën totale mujore dhe TVSH-në nëse ka.
  • Numrin e vendeve të parkimit dhe kushtet e shfrytëzimit të tyre.
  • Fotografi të brendshme dhe të jashtme të hapësirës.
  • Planin ose skicën e organizimit të hapësirës.
  • Përshkrimin e infrastrukturës teknike dhe të pajisjeve ekzistuese.
  • Shpenzimet shtesë mujore, nëse aplikohen.
  • Kushtet dhe kohëzgjatjen e propozuar të kontratës.
  • Datën kur hapësira mund të vihet në dispozicion për shfrytëzim sipas marreveshjes.

4. Vlerësimi dhe përzgjedhja e ofertave

Ofertat e pranuara do të shqyrtohen dhe vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

  • përputhshmëria me sipërfaqen dhe lokacionin e kërkuar;
  • përshtatshmëria dhe funksionaliteti i hapësirës, parkingu per veturat zyrtare;
  • infrastruktura teknike dhe standardet e sigurisë;
  • kushtet financiare dhe kostoja e përgjithshme mujore;
  • kushtet kontraktuale dhe mundësia e bashkëpunimit afatgjatë.

KosInvest rezervon të drejtën të realizojë vizita në hapësirat e propozuara, të kërkojë informata shtesë dhe të zhvillojë negociata me ofertuesit e interesuar para marrjes së vendimit përfundimtar.

5. Dorëzimi i ofertave

Ofertat (sipas formularit bashkengjitur ne faqen 4) dorëzohen në mënyrë elektronike në adresën e mëposhtme:

E-mail: procurement_kosinvest@visionfund.org

Afati i fundit për aplikim: 30.11.2026, ora 15:30

KosInvest rezervon te drejten e anulimit te shpalljes dhe mos ta pranoje asnje oferte, pa asnje obligim

Për informata shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë në adresën e lartpërmendur elektronike ose në numrin 048174154.

FORMULARI I OFERTËS PËR QIRANË E HAPËSIRËS AFARISTE

Formular për plotësim nga ofertuesi

TË DHËNAT E OFERTUESIT

4. KUSHTET E PROPOZUARA TË QIRASË

Afati: 30 nëntor 2026 · edhe 24 ditë
KosInvest
Shërbime Publike, Qeveritare · Prishtinë
20Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria
Skadon 30/11/26 (24 ditë)
Orari
Lokacioni Prishtinë