KosovaJob
KosInvest PREMIUM+E re

Ftesë për Ofertë - Furnizim me Vetura

Lokacioni Prishtinë Skadon më 10 dhjetor 2026
	 	 

FTESË PËR OFERTË
Furnizim me VETURA – IMF KosInvest

Institucioni Mikrofinanciar KosInvest fton të gjitha kompanitë dhe/ose individet e interesuar që të dorëzojnë ofertat e tyre për furnizim me katër (4) vetura; për të përmbushur nevojat operative të institucionit.

Karakteristikat e kërkuara të veturave:

  • Vëllimi i motorit: minimumi 1400 ccm³ – maksimumi 2000 ccm³
  • Lloji i karburantit: Të specifikohet nga ofertuesi (dizel ose benzin)
  • Gjendja: Të përdorura (deri – 150,000 km të kaluara)
  • Numri i dyerve: 4 + 1
  • Të pajisura me: 
    • Klimatizues ajri (AC)

    • Airbag (të paktën për vozitësin dhe pasagjerin përpara)

    • Timon me servo-hidraulik

    • Ndrrues manual ose automatik (5, 6 ose me tepër shpejtësi) 

    • Sistem frenimi ABS dhe ESP

    • Paisje të nevojshme (goma rezervë, vinqi, qelësi i rrotave, trekëndëshi)

  • Ngjyra: E bardhë (opsionale)
  • Viti i prodhimit: Jo më e vjetër se 10 vite

Kërkesat e ofertës:

  • Ofertat nga përsonat juridik duhet të jenë: 

  • Të mbyllura në zarf dhe të shënuara qartë me subjektin "Ofertë për Furnizim me VETURA – IMF KosInvest"
  • Të nënshkruara dhe vulosura nga personi i autorizuar i kompanisë 
  • Të shoqëruara me dokumentacionin ligjor përkatës (p.sh. Certifikata e NUI)

Përfshirje në çmim:

Çmimi i ofruar duhet të përfshijë minimalisht:

  • Doganën
  • Homologimin
  • TVSH-në
  • Servisim komplet para dorëzimit me dëshmi valide: ndrrim i setit të rrypit dhembëzor me garancion, vajit dhe filterave si dhe dokument valid– libër të serviseve. 

Garancioni i kërkuar për:

  • Kilometrat reale të veturave 
  • Minimumi 6 muaj në rast të ndonjë defekti (teknik, elektronik dhe mekanik) nga data e dorëzimit;
  • Të jenë të liruara nga çfarëdo lloj dënimesh/gjobave potenciale (të ofrohet dëshmia sipas ligjit në fuqi);
  • Gjendjen mekanike dhe teknike të veturave, JO e aksidentuar dhe e mirëmbajtur (historik të serviseve të rregullta të verifikueshme – me libër servisi nga servisi autorizuar)

Periudha e Liferimit

  • Të specifikohet koha e liferimit (dorëzimit) të veturave: 

Dorëzimi i ofertave:

Ofertat duhet të dorëzohen fizikisht në pliko të mbyllura në zyrën:
IMF KosInvest – Zyra Qëndrore ose permes e-mailit zyrtar procurement_kosinvest@visionfund.org ku njekohësisht mund të kërkoni formularin për aplikim-ofertim.
Adresa: Suteren, Llamella D, Arbëria 3, Nr. 01, 02, 03, Prishtinë
Afati i fundit i dorëzimit është deri me date 10 Dhjetor 2026, nga ora 09:00 - 15:00

Shënim:

IMF KosInvest rezervon të drejtën të:

  • Anuloj thirrjen për ofertë pa detyrime shtesë

  • Ftoj ofertuesit për rishqyrtim të ofertave

Kontakt:

Për informacione shtesë:
procurement_kosinvest@visionfund.org
038 240 664 ose 048174154

Afati: 10 dhjetor 2026 · edhe 14 ditë
KosInvest
Shërbime Publike, Qeveritare · Prishtinë
20Ndjekës
3Shpallje aktive
Kategoria
Skadon 10/12/26 (14 ditë)
Orari
Lokacioni Prishtinë