Rrjeti i punësimit KosovaJob sjellë risinë e rradhës ku ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me njërën ndër radiot më të dëgjuara në Kosovë, Radio Klan Kosova.
Dëgjuesit e kësaj radioje, tashmë do të kenë mundësi të informohen çdo ditë lidhur me vendet e reja të punës, nëpërmjet programeve:
- Në emisionin e mëngjesit “Çeli sytë me Arin”
- Në emisionin informativ të Gazmend Sylës dhe Naile Demës “Infoklania”
- Në emisionin “Chill me Agnesën”
- Në emisionin “Dyt’ n’2”
- Në emisionin e pasdites “Hallakam n’4”
Ndërsa bizneset do të kenë mundësi të marrin informacionet e duhura se si duhet t'i publikojnë konkurset e tyre.
Radio Klan Kosova, me bazë në Prishtinë dhe me frekuenca regjionale (95.2FM dhe 90.8FM), konsiderohet si një prej radiove më kreative dhe inovative në Kosovë.
Ndërkaq, KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i cili për 9 vite radhazi ka ndihmuar në një numër të madh ndërmjetësimesh në punësim. Vlenë të theksohet se ky rrjet punësimi është i certifikuar edhe me standardin për cilësi ISO 9001:2015, nga organizata e mirënjohur botërore Bureau Veritas.
Bashkëpunimi Radio Klan Kosova dhe KosovaJob, mëton t’ua lehtësojë qytetarëve të Kosovës informimin për vendet e lira të punës dhe të ndikojë që ata të marrin në kohë mësimet e nevojshme rreth punësimit.