Bashkëpunëtor/e për Menaxhim dhe Zhvillim Artistik
Kërkohet Bashkëpunëtor/e për Menaxhim dhe Zhvillim Artistik
Fusha: Muzikë, Artist Management & Marketing
Po kërkojmë një person dinamik, kreativ dhe të motivuar, i cili ka interes për muzikën dhe dëshirë të angazhohet në zhvillimin e një projekti artistik me perspektivë ndërkombëtare.
Projekti është në fazën fillestare dhe synon të zhvillojë dhe promovojë artistë në tregun muzikor të Zvicrës, Francës dhe Belgjikës.
Fokusi muzikor është kryesisht në zhanret Pop, Rap dhe Urban.
Çfarë do të bësh?
- Menaxhimin dhe zhvillimin e projekteve artistike.
- Planifikimin e strategjive për promovimin e artistëve.
- Menaxhimin e rrjeteve sociale dhe fushatave promocionale.
- Kontaktimin e radiostacioneve dhe mediave muzikore.
- Promovimin e këngëve në playlist-a dhe platforma muzikore.
- Kërkimin e mundësive për koncerte dhe festivale.
- Krijimin e kontakteve me producentë, artistë dhe profesionistë të industrisë muzikore.
- Pjesëmarrjen në zhvillimin e ideve dhe projekteve të reja muzikore.
Kë kërkojmë?
Nuk është e domosdoshme të kesh shumë përvojë në këtë fushë. Më e rëndësishme është të jesh një person:
- Dinamik, kreativ dhe me iniciativë.
- I/e organizuar dhe me aftësi menaxheriale.
- Me interes dhe pasion të vërtetë për muzikën.
- Autodidakt/e dhe me dëshirë për të mësuar.
- Me njohuri në marketing, komunikim ose menaxhim.
- Me njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Njohja e gjuhës Frënge
Studentët e vitit të fundit në Marketing, Menaxhim ose Komunikim janë gjithashtu të mirëpritur.
Çfarë ofrojmë?
- Mundësi për të marrë pjesë në zhvillimin e një projekti muzikor ndërkombëtar.
- Përvojë praktike në menaxhimin dhe promovimin artistik.
- Mundësi për të zhvilluar aftësi dhe kontakte në industrinë muzikore.
- Bashkëpunim fleksibil nga Prishtina.
- Mundësi për një bashkëpunim afatgjatë dhe të paguar, sipas marrëveshjes.
Si të aplikoni?
Nëse muzika është pasioni yt dhe të pëlqen ideja për të qenë pjesë e zhvillimit të një projekti artistik, do të dëshironim të njiheshim me ty.
Dërgo CV-në dhe një leter motivimi në email pol.prizreni@gmail.com
Subjekti: Artist Management – Bashkëpunim
Ne kërkojmë dikë që ka dëshirë të krijojë, të mësojë dhe të zhvillohet së bashku me projektin.
Let’s grow together!