NJOFTIM PUNE
Kid Zone Kosova shpk, një kompani e njohur në sektorin e retail që operon në Kosovë që nga viti 2014 si pjesë e Grupit BALFIN, ofron një gamë të gjerë me mbi 30,000 produkte, duke u bërë një markë e njohur që plotëson nevojat e të gjitha grupeve demografike. Me 29 dyqane në rajon, përfshirë Shqiperinë, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën, JUMBO njihet për produkte me cilësi europiane, një shumëllojshmëri të madhe artikujsh dhe çmime konkurruese.
Profili i Grupit BALFIN : BALFIN Group është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Portofoli i tij i larmishëm shtrihet në disa sektorë, përfshirë bankarinë, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Mane Foundation.
Pozicioni i punës: Punonjës Magazine
Departamenti: Operacione
Vendndodhja: Mitrovicë
PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:
Një punëtor magazinë është përgjegjës për stokun fizik të dyqanit në magazinë, mirëmbajtjen dhe operimin e magazinës si funksion operacional. Pranimin e furnizimeve, pranimin dhe dërgimin e transfertave, sistemimin dhe mirëmbajtjen e kategorive, si dhe qarkullimin e mallit në magazinë dhe në dyqan.
Përgatit produktet në bazë të porosive për në terrenin e shitjes.
FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:
- Mban pastër dhe të rregullt magazinën duke u përkujdesur në mënyrë ditore;
- Sistemon në mënyrë të vazhdueshme kategorinë për të cilën është përgjegjës apo që i delegohet nga supervizori i magazinës;
- Përgatit porosinë e artikujve për departamentet sipas kërkesës;
- Kujdeset që gjatë lëvizjes së mallit në ambientet e magazinës produktet të mos dëmtohen dhe të jenë gati për shitje në gjendje perfekte;
- Bën pranimin e furnizimit sipas udhëzimeve të supervizorit të magazinës;
- Bën shkarkimin e kamionit me mjetet e kompanisë;
- Bën kontrollin në sistem Kubit të furnizimit me terminalet e dorës (motorola, palmar) në bazë kutish;
- Hap dhe kontrollon çdo kuti të dyshimtë për difekte, minuse ose probleme të tjera fizike, sipas udhëzimeve të supervizorit të magazinës dhe eksperiencave të mëparshme;
- Ndan veç mostrat e reja sipas procedurës që zbatohet në pranimin e furnizimit në magazinat Jumbo;
- Bën stokimin e artikujve, pas pranimit të furnizimit dhe shpërndarjes së porosive;
- Përgatit fizikisht transfertat e produkteve që kërkohen nga menaxhimi ose supervizori i magazinës;
- Bën pranimin e transfertave që vijnë në dyqan nga dyqanet e tjera Jumbo, duke kontrolluar faturën e shoqërimit dhe sasinë përkatëse të mallit;
- Bën stokimin e produkteve të kategorive sezonale të mbyllura;
- Ndihmon dhe përgatit transfertat e kodeve të kategorive sezonale, të mbyllura për magazinë qendrore;
- Njoh me së miri kodet e furnitorit për çdo kategori produkti;
- Në rast të kontaktit me klientin, i ofron klientit shërbim cilësor sipas standardeve të kompanisë dhe/ose kërkon ndihmë nga personeli i sallës për ta orientuar klientin më së miri;
- Sillet situativ në rast të problemeve në punë, shmang keqkuptimet dhe kërkon ndihmë nga superiori nëse është e nevojshme;
- Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit për çdo problem në lidhje me produktin;
- Raporton te supervizori/menaxheri i dyqanit në mënyrë të menjëhershme për avari të ndryshme për të cilat është dëshmitar i momentit;
- Respekton rregulloren e brendshme të kompanisë, kujdeset për kodin e veshjes dhe sjelljes në punë;
- Respekton dhe përshëndet klientin i pari që në momentin e parë që ka kontakt me të;
- Ndihmon në trajnimin e personelit të ri kur i kërkohet nga supervizori dhe ndan vazhdimisht informacionin me punonjësit e rinj të departamentit të vet dhe më gjerë;
- Jep feedback në rastet e kërkuara mbi performancën e punonjësit të ri që i është caktuar për trajnim;
- Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan, dhe mban frymë bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorët, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.
KËRKESAT:
- Arsim i mesëm ose i lartë
- Të paktën një vit përvojë në magazinim
- Njohja e gjuhës angleze dhe/ose gjuhë të tjera do të përbënte avantazh
- Njohja e paketës Microsoft Office përbën avantazh
AFTËSI TË TJERA:
- Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
- Aftësi për të njohur kodet e produkteve dhe vetitë e tyre;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe punë në grup;
- Aftësi për t’u përballur me situata të ndryshme të momentit;
- Aftësi për të siguruar shërbim efikas në çdo kohë;
- Aftësi për të krijuar besim te kolegët dhe eprorët;
- Aftësi për të përballuar punë fizike nën stres;
Mënyra e aplikimit*: Ju lutem dërgoni CV-në tuaj në email adresën: hr@jumbo-ks.com
apo aplikoni online përmes linkut:
FORMË APLIKIMI
Afati i dorëzimit: 23/10/2026
SHENIM: Ky përshkrim i punës nuk është gjithpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë edhe detyra të tjera në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës/kompanisë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 03/L-172 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” vendosur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.