KosovaJob
Leka Holding PREMIUM+

Kamarierë

Lokacioni Ka skaduar!
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

                                                                  KONKURS

Leka Holding Sh.A. me seli në Prishtinë, hap konkurs për restorantin LEKA Steak House, i cili do të hapet së shpejti në Lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Leka Steak House synon te promovojë produktet vendase te servirura ne standarde ndërkombëtare, duke kombinuar kështu traditën dhe shijen e gatimit vendas me nivelet me te larta të shërbimit.

Në këtë kuadër Leka Stake House shpall konkurs për:

Kamarierë

të cilët kanë dëshirë t’i bashkëngjitën stafit dhe vizionit tonë.

Kualifikimet/ kriteret e aplikimit

  • Të keni eksperiencë të mëparshme në punë.
  • Të jeni korrekt dhe profesional.
  • Të jeni fleksibel dhe bashkëpunues.
  • Të jeni pozitivë dhe të buzëqeshur.

Përshkrimi i punës

  • Është i/e përpiktë në orarin e punës.
  • Sigurohet që veshja dhe paraqitja e jashtme të jetë e rregullt dhe e pastër.
  • Mirëpret me mirësjellje të gjithë klientët, pavarësisht situatave.
  • Rekomandon në mënyrë të sjellshme atëherë kur e sheh të përshtatshme produktet e kompanisë.
  • Delegon saktë porosinë në banakë ose kuzhinë, në varësi të kërkesës së klientit.
  • Përgatit faturën, merr pagesën dhe sigurohet që klientët të largohen të kënaqur nga restoranti.
  • Në fund të ditës/turnit bëhen dakordimet e nevojshme dhe dorëzohen të gjitha paratë në përputhje me porosit ditore.
  • Pastron tavolinën dhe e lë të pastër e të gatshme për të mirëpritur klientët pasardhës.
  • Koordinohet vazhdimisht me menaxherin dhe pjesën tjetër të stafit.  

Përfitimi i të punuarit me ne.

  • Ambient bashkëpunues, ushqimin gratis dhe trajnim dhe kualifikim të vazhdueshëm.

Në qoftë se mendoni se i plotësoni kushtet e mësipërme mos ngurroni të na kontaktoni.

Afati i aplikimit: 23 Korrik, 2021

Pagesa: Mbi 350 dhe varësisht nga pozita dhe kualifikimi.

Vendi dhe mënyra e aplikimit: Nëpërmjet emailit dërgoni CV-në në lekaholding@gmail.com si dhe përmes Viber në +38349926927

Afati: ka skaduar · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Leka Holding
Ndërtimtari & Patundshmëri · Prishtinë
0Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria
Skadon (Ka skaduar!)
Orari
Lokacioni