KosovaJob
Migros Group PREMIUM+E re

Punëtor në Depo, Punëtor për Vendosjen e Tiketave

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Transport, Logjistikë Skadon më 27 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

KONKURS PUNE

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere në distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë t’i bashkohen rrugëtimit tonë persona dinamikë, ambiciozë dhe inovatorë.

Migros Group,shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në pozitat:

PUNËTOR NË DEPO

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Organizimi, sistemimi dhe vendosja e mallrave në hapësirën e depos.

  • Përgatitja dhe kompletimi i porosive me shpejtësi dhe saktësi.

  • Kontrollimi i mallrave dhe kujdesi për ruajtjen e tyre.

  • Mirëmbajtja e rendit dhe pastërtisë në hapësirën e depos.

  • Respektimi i procedurave dhe rregullave të sigurisë në punë.


PUNËTOR/E PËR VENDOSJEN E TIKETAVE

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Vendosja e tiketave përkatëse të përkthyera në produktet e dedikuara për shitje në tregun vendor, duke siguruar përputhshmëri me kërkesat dhe standardet e kompanisë.

  • Zbatimi i standardeve dhe procedurave të përcaktuara për vendosjen e tiketave, në varësi të llojit dhe kategorisë së produkteve.

  • Kujdesi për vendosjen e saktë dhe të rregullt të tiketave, me qëllim prezantimin e qartë dhe profesional të produkteve.

  • Kontrollimi i saktësisë së informatave të vendosura në etiketa.

Kualifikimet dhe kushtet e kërkuara:

  • Të kenë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm.

  • Përvoja paraprake në depo,sistemim të mallrave ose vendosje të tiketave konsiderohet përparësi.

  • Përqendrim, saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve gjatë kryerjes së detyrave.

  • Aftësi për organizimin, sistemimin dhe trajtimin e mallrave.

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

  • Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë.

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në përmes e emailit: hr@migros-group.com

Ju lutemi që në subjektin e emailit të specifikoni qartë pozitën për të cilën aplikoni: PUNËTOR NË DEPO ose PUNËTOR/E PER VENDOSJEN E TIKETAVE.

Aplikacionet në të cilat nuk specifikohet pozita për të cilën aplikohet do të konsiderohen të pavlefshme.

Afati: 27 dhjetor 2026 · edhe 30 ditë
Apliko tani
Migros Group
Retail dhe Distribuim
57Ndjekës
4Shpallje aktive
Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 27/12/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë