KosovaJob
KOHA ULTRAE re

Agjent/e i/e Shitjes së Reklamave

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 1 dhjetor 2026
	 	 

Agjentë/e të shitjes së reklamave

KOHA fton profesionistë të shitjes dhe persona me aftësi të dëshmuara komunikimi e negocimi të bëhen pjesë e rrjetit të saj të shitjes së reklamave.

Agjentët do të prezantojnë dhe shesin mundësi reklamimi në KTV, Koha Ditore, Koha.net dhe platformat digjitale e sociale të KOHËS, përfshirë paketa të integruara në disa mediume.

Dy forma angazhimi

AGJENT/E I/E PUNËSUAR – pagë bazë, provizion stimulues për kontratat e realizuara dhe mundësi bonusimi sipas performancës.

AGJENT/E I/E JASHTËM – bashkëpunim fleksibil, pa orar të rregullt pune, me provizione tërheqëse dhe të shkallëzuara sipas kontratave të realizuara.

Përgjegjësitë

  • Identifikimi dhe kontaktimi i bizneseve dhe klientëve potencialë.
  • Prezantimi i produkteve dhe paketave reklamuese të KOHËS.
  • Negocimi i ofertave dhe realizimi i kontratave, në koordinim me ekipin përgjegjës.
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët.
  • Raportimi i aktiviteteve dhe ndjekja e realizimit të kontratave.

Çka kërkojmë

  • Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
  • Iniciativë, besueshmëri dhe orientim drejt rezultateve.
  • Njohje të tregut të bizneseve dhe interesim për mediat e reklamimin.
  • Përvoja në shitje, marketing ose marrëdhënie me klientë përbën përparësi.

Çka ofrojmë

Mundësi bashkëpunimi me një grup medial shumëplatformësh, mbështetje në prezantimin e ofertave, kushte stimuluese shpërblimi dhe mundësi zhvillimi profesional.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në dhe një përshkrim të shkurtër të përvojës në shitje, duke treguar nëse aplikojnë për punësim të rregullt apo bashkëpunim të jashtëm.

Emaili për aplikim: konkursi@koha.net   |  Konkursi mbetet i hapur deri më 1 dhjetor 2026 

Afati: 1 dhjetor 2026 · edhe 4 ditë
KOHA
Administratë
0Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 01/12/26 (4 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë