Digital Marketing & Content Coordinator, Multimedia Designer
Po kërkojmë dy kolegë të rinj që do të punojnë së bashku për të zhvilluar përmbajtjen, fushatat dhe prezencën digjitale të Këneta:
- 1x Digital Marketing & Content Coordinator
- 1x Multimedia Designer
POZITA: DIGITAL MARKETING & CONTENT COORDINATOR
Kërkojmë një person të organizuar, kreativ dhe proaktiv, që do të koordinojë përmbajtjen dhe aktivitetet e marketingut të Këneta në rrjetet sociale dhe në web.
Në këtë rol, do të punosh ngushtë me dizajnerin multimedial dhe ekipin e shitjes për të kthyer produktet, ofertat dhe prioritetet e kompanisë në fushata të planifikuara mirë.
Përgjegjësitë:
- Planifikimi i kalendarit të përmbajtjes dhe fushatave promocionale.
- Propozimi i ideve për oferta, produkte të reja, video demonstruese, krahasime dhe këshilla praktike.
- Përgatitja e kërkesave të qarta për dizajnerin, me mesazhin, produktet, formatet dhe afatet përkatëse.
- Shkrimi i teksteve për postime, reklama, fushata dhe përmbajtje në web.
- Planifikimi dhe publikimi i përmbajtjes në rrjetet sociale.
- Menaxhimi i mesazheve dhe komenteve gjatë orarit të përcaktuar, duke bashkëpunuar me shitjen për pyetje teknike, disponueshmëri dhe porosi.
- Përditësimi i përmbajtjes promocionale dhe i faqeve përkatëse në web, përmes panelit administrues.
- Verifikimi i çmimeve, kodeve të produkteve, afateve të ofertave dhe disponueshmërisë me ekipet përgjegjëse përpara publikimit.
- Koordinimi dhe monitorimi i reklamave me pagesë, sipas buxhetit të aprovuar.
- Raportimi i rezultateve dhe propozimi i përmirësimeve bazuar në performancën e përmbajtjes dhe fushatave.
- Përdorimi i mjeteve AI për ide, planifikim dhe përgatitje tekstesh, me kontroll të saktësisë përpara publikimit.
Çfarë kërkojmë:
- Përvojë praktike në marketing digjital, menaxhim të rrjeteve sociale ose koordinim përmbajtjeje.
- Aftësi organizimi, përcaktimi prioritetesh dhe respektimi të afateve.
- Njohuri në Meta Business Suite dhe bazat e reklamimit në Facebook dhe Instagram.
- Aftësi për të kuptuar rezultatet dhe për t’i kthyer ato në veprime konkrete.
- Interes për t’i njohur produktet dhe për t’ua spjeguar klientëve në mënyrë të kuptueshme.
- Njohja e gjuhës angleze për përdorimin e materialeve të brendeve dhe mjeteve të punës.
Përvoja me platforma të shitjes online, Google Analytics, SEO bazik ose email marketing përbën përparësi.
POZITA: MULTIMEDIA DESIGNER
Kërkojmë një dizajner multimedial me sy për detaje dhe aftësi për të krijuar dizajne, fotografi dhe video që prezantojnë qartë produktet dhe identitetin e Këneta.
Do të punosh ngushtë me Digital Marketing & Content Coordinator për të realizuar përmbajtjen vizuale për rrjetet sociale, webin, reklamat dhe materialet promocionale.
Përgjegjësitë:
- Krijimi i dizajneve për postime, stories, reklama, bannerë në web dhe fushata promocionale.
- Xhirimi dhe montazhi i videove për produkte, demonstrime, oferta dhe përmbajtje nga dyqani.
- Realizimi i videove të shkurtra për Reels dhe formate të ngjashme, me titra, audio dhe animacione grafike sipas nevojës.
- Përgatitja e katalogëve, fletushkave, posterëve, dhe materialeve për pikën e shitjes.
- Përshtatja e materialeve në formate të ndryshme, duke ruajtur një identitet vizual të qëndrueshëm.
- Bashkëpunimi me koordinatorin për koncepte kreative dhe realizimin e kërkesave sipas prioriteteve dhe afateve.
- Përdorimi i mjeteve AI për zhvillim konceptesh, përpunim imazhesh, krijim ambientesh dhe asistencë në montazh, duke ruajtur pamjen dhe karakteristikat reale të produkteve.
Çfarë kërkojmë:
- Portfolio me punime në dizajn grafik dhe video.
- Njohuri të mira në Adobe Photoshop dhe Illustrator, si dhe në Premiere Pro, DaVinci Resolve, CapCut ose programe të ngjashme.
- Aftësi për të krijuar përmbajtje të përshtatshme për rrjetet sociale dhe web.
- Përvojë praktike me mjete AI dhe aftësi për të vlerësuar e përmirësuar rezultatet e tyre.
- Organizim, kujdes ndaj detajeve dhe respektim të afateve.
Përvoja me fotografi produktesh, animacion grafik, materiale për shtyp ose përmbajtje për shitje online përbën përparësi.
Mënyra e aplikimit:
Forma për Multimedia Designer: https://forms.gle/DBMgLHonW6KeocSN6
Forma për Digital Marketing & Content Coordinator: https://forms.gle/wYpER9L5QrkGUSdw6
Ose na kontaktoni përmes elona.aliu@keneta-ks.com