Ekspert/e i/e Jashtëm në Komitetin e Auditimit
Pozita: Ekspert/e i/e Jashtëm në Komitetin e Auditimit
Kompania: Swinto SH.A.
Lokacioni: Prishtine, KosoveEkspert/e i/e Jashtëm në Komitetin e Auditimit
Qëllimi i Pozitës
Ekspert/e i/e Jashtëm në Komitetin e Auditimit ofron ekspertizë profesionale dhe këshilla të pavarura për Komitetin e Auditimit në mbikëqyrjen e integritetit të raportimit financiar, funksionimit të sistemit të kontrollit të brendshëm, funksionit të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe përputhshmërisë me kërkesat ligjore dhe rregullatore në fuqi.
Përgjegjësitë kryesore
- Merr pjesë në mbledhjet e Komitetit të Auditimit dhe kontribuon me ekspertizë profesionale në shqyrtimin e çështjeve që lidhen me raportimin financiar, kontrollin e brendshëm, auditimin dhe menaxhimin e rrezikut.
- Ofron këshilla profesionale dhe të pavarura për Komitetin e Auditimit.
Shqyrton raportet e auditorit të brendshëm dhe auditorit të jashtëm dhe jep mendim profesional kur është e nevojshme. - Kontribuon në vlerësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe menaxhimit të rrezikut.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
Të paktën 5 vite përvojë profesionale në auditim, financë, kontabilitet ose menaxhim të rrezikut. - Certifikimet profesionale përbëjnë përparësi.
- Njohuri të mira të standardeve të raportimit financiar dhe praktikave të auditimit.
- Njohje e gjuhës angleze.
- Integritet i lartë profesional dhe pavarësi në ushtrimin e detyrës.
Si të aplikoni:
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë:
Dërgoni CV-në tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose në: hr@swinto.com, duke specifikuar rolin për të cilin po aplikoni.
Afati: 02 Dhjetor 2026
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen përmes emailit ose telefonit.
