KosovaJob
Scantech Group PREMIUM+E re

Finance & HR Assistant

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 24 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

Finance & HR Assistant 

Scantech Group po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të një Finance & HR Assistant, i/e cili/a do të kontribuojë në menaxhimin e proceseve financiare, administrative dhe të burimeve njerëzore brenda kompanisë. 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Menaxhimi i barazimeve financiare ditore dhe mujore të punëtorëve dhe shoferëve. 
  • Evidentimi dhe kontrollimi i pagesave dhe transaksioneve financiare.
  • Përgatitja e raporteve financiare dhe administrative. 
  • Përgatitja dhe menaxhimi i kontratave të punës të punëtorëve dhe shoferëve. 
  • Organizimi dhe zhvillimi i intervistave me kandidatët për punësim. 
  • Menaxhimi i dokumentacionit dhe evidencave të punonjësve. 
  • Asistimi në proceset e rekrutimit dhe integrimit të punonjësve të rinj. 
  • Bashkëpunimi me departamentet operativës, marketingut dhe menaxhmentit. 

Kualifikimet dhe kriteret: 

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Menaxhment, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme. 
  • Përvoja paraprake në financa, administratë ose burime njerëzore përbën përparësi.
  • Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel. 
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese. 
  • Saktësi, përgjegjshmëri dhe ruajtje e konfidencialitetit. 
  • Përparësi kanë kandidatët me njohuri të teknologjisë, aplikacioneve dhe sistemeve digjitale të menaxhimit. 

Çfarë ofrojmë: 

  • Ambient modern, profesional dhe dinamik të punës. 
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë. 
  • Bashkëpunim me një ekip ambicioz dhe inovativ. 

Lokacioni: Prishtinë 

Bëhu pjesë e Scantech Group dhe zhvillo karrierën tënde në një kompani që investon në teknologji, inovacion dhe zhvillim profesional. 

Apliko tani duke dërguar CV-në tënde përmes butonit të mëposhtëm!

Afati: 24 dhjetor 2026 · edhe 30 ditë
Apliko tani
Scantech Group
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
0Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 24/12/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë