Asistent në Prodhim
BUKA ka arrite që në një kohë shumë të shkurtër të bëhet kompania me emër sinonim e cilësisë së lartë të bukës në Kosovë dhe ka arrit që t’u siguroje qytetarëve të Kosovës produktet me standarde të larta. Buka ofron produktet e shëndetshme dhe me përmbajte të pasur të thekrës dhe grurit, e kombinuar me tërshëre, fara liri, senduiҫe të llojeve të ndryshme, kafe dhe ëmbëlsira me shije të veçantë. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Buka Bakery ju ftojmë të aplikoni për:
VEND TË LIRË PUNE:
Pozita: Asistent në Prodhim
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
-
Pranon udhëzimet nga menaxheri i prodhimit në ndërrimin e natës për seleksionimin e produkteve për pikat përkatëse në bazë të porosive të pranuara nga klientët.
-
Përkujdeset që produktet e porositura të vendosen me kujdes në shportat përkatëse për transportim tek klientët në baza ditore.
-
Përkujdeset për higjienën e shportave të produkteve.
-
Çdo proces duhet të kryhet konform standardeve ISO dhe HACCP.
-
Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi direkt që ndërlidhen me procesin e punës
Kualifikimet Profesionale
-
Diplomë e Shkollës së Mesme
-
Eksperience pune në prodhim për të paktën 1 vit
-
Aftësi të theksuara organizative, komunikuese dhe ndër-personale
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të përmes butonit "Apliko Tani" apo në këtë adresë: hrd@bukabakery.com
Konkursi qëndron i hapur prej datës 25 Nëntor, 2026 deri më 25 Dhjetor, 2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
