KosovaJob
Di 5 Holding SH.P.K ULTRAE re

Mjeshtër Profesional i Mobilierisë në Terren dhe Fabrikë

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Prodhim Skadon më 16 dhjetor 2026
	 	 

DI HOLDING – KONKURS PUNE

Kërkohet Mjeshtër/e Profesional/e i/e Mobilierisë (Terren)
 
Kërkojmë mjeshtër me përvojë të dëshmuar dhe njohuri të avancuara në zanatin e mobilierisë.
 
Kërkesat:
  • Njohje e plotë e procesit të prodhimit dhe montimit të mobilieve.
  • Aftësi për punimin e formave të ndryshme me MDF, Iverices me Minifiksa dhe me Tiplla.
  • Përvojë në mveshjen e formave të ndryshme me furnir.
  • Njohuri të materialeve, mekanizmave dhe aksesorëve.
  • Aftësi në leximin e planeve dhe vizatimeve teknike.
  • Përparësi kanë kandidatët që dinë të punojnë dhe prodhojnë edhe dyer.

Paga: Mbi 1,400 € / muaj

Kërkojmë profesionist që e zotëron zanatin dhe garanton punë cilësore e të pavarur.

 
 DI HOLDING – KONKURS PUNE
 Kërkohet Mjeshtër Profesional i Mobilierisë në Fabrikë


Kërkojmë një mjeshtër profesionist me përvojë të dëshmuar dhe njohuri të avancuara në zanatin e mobilierisë.

Kërkesat:
  • Njohje e plotë e procesit të prodhimit dhe montimit të mobilieve.
  • Aftësi në punimin e formave të ndryshme me MDF.
  • Përvojë në veshjen e formave të ndryshme me furnir.
  • Njohuri të materialeve, mekanizmave dhe aksesorëve.
  • Aftësi në leximin e planeve teknike.
  • Aftësi për të organizuar dhe koordinuar procesin e punës në repartin e prodhimit.
  • Aftësi për të udhëhequr dhe mbikëqyrur ekipin gjatë realizimit të produkteve.
  • Përvoja në prodhimin e dyerve përbën përparësi.

Çfarë ofrojmë?

  • Pagë mbi 1,400 € në muaj.
  • Ushqim të siguruar nga kompania.
  • Pagesë shtesë për orët jashtë orarit.
  • Transport të siguruar deri në fabrikë.
  • Pagesën e kontributeve pensionale dhe Trustit nga kompania.

Kërkohet profesionalizëm, saktësi dhe zotërim i plotë i zanatit.

Apliko tani: 048-620-400

Afati: 16 dhjetor 2026 · edhe 29 ditë
Di 5 Holding SH.P.K
Prodhim
7Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Prodhim
Skadon 16/12/26 (29 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë