Mjeshtër për Dyer dhe Dritare PVC dhe ALU (2), Punëtor për Prodhimin dhe Përpunimin e Dyerve dhe Dritareve PVC dhe ALU (2)
Vitrum Tech L.L.C
Adresa: ZAHIDE JASHARI, 3 – Prishtinë
Vitrum Tech L.L.C., kompani që merret me prodhimin dhe përpunimin e dyerve dhe dritareve nga plastika (PVC) dhe alumini, shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës:
Pozitat e hapura:
- 2 Mjeshtër për dyer dhe dritare PVC dhe ALU
- 2 Punëtorë për prodhimin dhe përpunimin e dyerve dhe dritareve PVC dhe ALU
Lokacionet e punës:
- Suharekë
- Kryshevc, Komuna e Obiliqit
Të interesuarit duhet të jenë të gatshëm për punë në njërin nga lokacionet e cekura, varësisht nga nevojat e kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përpunimi dhe montimi i profileve PVC dhe alumini.
- Prerja, matja dhe përgatitja e materialeve.
- Montimi i dyerve dhe dritareve.
- Përdorimi i makinave dhe pajisjeve të punës.
- Mirëmbajtja e vendit të punës dhe respektimi i rregullave të sigurisë.
Kriteret e kërkuara:
- Përvoja e punës në këtë fushë përbën përparësi.
- Për pozitën e mjeshtrit kërkohet njohuri dhe përvojë praktike në prodhim dhe montim.
- Për punëtorët kërkohet vullnet për punë, përgjegjësi dhe gatishmëri për të mësuar.
- Aftësi për punë ekipore dhe korrektësi në punë.
Çfarë ofron kompania:
- Pagë konkurruese, varësisht nga përvoja dhe kualifikimi.
- Ambient të përshtatshëm pune.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
- Marrëdhënie të rregullt pune.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes kontaktit të kompanisë.
info@vitrumtech.eu