Recepsionist/e, Shitës Ambulant
KONKURS PËR PUNË
Kompania “Dauti Komerc” Sh.P.K., me seli në fshatin Gërlicë, Komuna e Ferizajt, shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në pozitat e mëposhtme:
I. RECEPSIONIST/E
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pritja dhe orientimi profesional i vizitorëve, në përputhje me protokollet dhe rregullat e kompanisë;
- Mirëmbajtja dhe organizimi i hapësirës së recepsionit;
- Organizimi dhe koordinimi i aktiviteteve të përditshme të recepsionit;
- Mbajtja e evidencës së vizitorëve dhe pranimi i telefonatave;
- Pranimi dhe evidentimi i dërgesave, porosive dhe faturave;
- Ofrimi i asistencës në çështje administrative dhe teknike, sipas nevojës;
- Kryerja e detyrave të tjera që ndërlidhen me natyrën e vendit të punës dhe që caktohen nga Menaxhmenti.
Kualifikimet e kërkuara:
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Aftësi të mira telefonike dhe organizative;
- Përvoja paraprake në pozita të ngjashme përbën përparësi.
II. SHITËS AMBULANT – PODUJEVË
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Gjen klientë të rinj dhe mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues;
- Realizon shitjen dhe shpërndarjen e produkteve të kompanisë;
- Viziton pikat e shitjes sipas planit të përcaktuar të punës;
- Identifikon mundësi të reja për zhvillimin dhe rritjen e shitjeve;
- Kujdeset për gjendjen teknike dhe mirëmbajtjen e automjetit të kompanisë;
- Respekton rregullat dhe procedurat e brendshme të kompanisë;
- Kryen edhe detyra të tjera që ndërlidhen me natyrën e vendit të punës, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Shkollë e mesme e përfunduar;
- Përvoja e punës në shitje përbën përparësi;
- Patentë shoferi – Përparësi kategoria C;
- Përgjegjësi, aftësi të mira komunikimi dhe gatishmëri për punë në terren.
APLIKIMI
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentet përcjellëse në njërën nga mënyrat e mëposhtme:
-
Përmes emailit: hr@dauti-ks.com
-
Përmes dorëzimit fizik: “Dauti Komerc” Sh.P.K., Magjistralja Ferizaj–Kaçanik, fshati Gërlicë (çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00).
INFORMATA SHTESË
-
Numri kontaktues: 049-736-933
-
Afati i fundit për aplikim: 06.12.2026.
