KosovaJob
KosovaPress PREMIUM+E re

Praktikant/e në Marketing dhe Zhvillim të Biznesit

Lokacioni Prishtinë Orari Intern Kategoria Marketing, Reklamim & PR Skadon më 7 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

KONKURS

KosovaPress hap konkurs për Praktikant/e në Marketing dhe Zhvillim të Biznesit

Kërkojmë persona komunikativë, të motivuar dhe me interes për marketingun, shitjet dhe zhvillimin e bashkëpunimeve me biznese.

Detyrat kryesore:

  • Identifikimi dhe hulumtimi i klientëve dhe bizneseve potenciale;
  • Kontaktimi i kompanive përmes telefonit, emailit dhe takimeve të drejtpërdrejta;
  • Prezantimi i shërbimeve dhe ofertave të marketingut të KosovaPress;
  • Organizimi i takimeve dhe vizitave në terren te bizneset;
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët;
  • Mbështetje në aktivitetet dhe iniciativat e departamentit të marketingut

Kërkesat:

  • Student/e ose i/e diplomuar së fundmi;
  • Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe organizimi;
  • Gatishmëri për punë në terren dhe bashkëpunim me biznese;
  • Vetëbesim, iniciativë dhe gatishmëri për të mësuar;
  • Përvoja në marketing ose shitje përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme.

Çfarë ofrojmë:

  • Përvojë praktike në marketing dhe zhvillim të biznesit;
  • Trajnim dhe mentorim profesional;
  • Mundësi për zhvillimin e aftësive në komunikim, negocim dhe shitje;
  • Ambient dinamik dhe mundësi për zhvillim profesional.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në përmes butonit "Apliko Këtu".

 

Afati: 7 dhjetor 2026 · edhe 17 ditë
Apliko tani
KosovaPress
Gazetari, Shtyp & Media
28Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 07/12/26 (17 ditë)
Orari Intern
Lokacioni Prishtinë