KosovaJob

Thirrje për Zhvillues dhe Ligjërues të Trajnimit - Leadership & Coach

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim Skadon më 3 dhjetor 2026
	 	 

SHPALLJE 

THIRRJE PËR ZHVILLUES DHE LIGJERUES TË TRAJNIMIT  

LEADERSHIP & COACH 

Qendra për Mësim dhe Zhvillim - Prishtinë 

FINCA Kosovë në kuadër të Qendrës për Mësim dhe Zhvillim shpallë konkurs për trajnerë që  posedojnë njohuri në zhvillim të kurrikulave dhe ligjerim në Leadership Coach.  

1. Fushat e trajnimit 

Programet e trajnimit synojnë zhvillimin e kompetencave në fushat e mëposhtme: 

  • Leadership Coaching; 
  • Komunikimi efektiv dhe ndikimi në organizatë; 
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i ekipeve me performancë të lartë; 
  • Motivimi, angazhimi dhe fuqizimi i punonjësve; 
  • Vendimmarrja strategjike dhe zgjidhja e problemeve; 
  • Menaxhimi i konflikteve dhe bisedave të vështira; 
  • Coaching për performancë dhe zhvillim individual; 
  • Zhvillimi i liderëve të ardhshëm; 
  • Ndërtimi i kulturës së feedback-ut dhe përgjegjshmërisë. 

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e trajnerëve: 

Zhvillimi i përmbajtjes së trajnimeve: 

  • Hartimin e strukturës dhe objektivave mësimore; 
  • Përgatitjen e materialeve dhe prezantimeve; 
  • Zhvillimin e ushtrimeve praktike, rasteve studimore dhe simulimeve; 
  • Hartimin e metodave për vlerësimin e njohurive dhe aftësive të fituara. 

Ligjërimi dhe facilitimi i trajnimeve: 

  • Realizimin e sesioneve trajnuese në format fizik ose virtual; 
  • Përdorimin e metodave interaktive dhe praktikave bashkëkohore të mësimdhënies;
  • Facilitimin e diskutimeve, ushtrimeve dhe simulimeve të situatave reale; 
  • Ofrimin e rekomandimeve për përmirësimin e vazhdueshëm të programeve trajnuese. 

3. Kriteret për aplikim: 

  • Edukimi minimum Bachelor;
  • Përvojë të dëshmuar në Leadership Coaching, Executive Coaching ose zhvillim të lidershipit  (së paku 3 vite përvojë në fushën relevante); 
  • Përvojë në zhvillimin dhe/ose ligjërimin e trajnimeve profesionale (së paku 3 vite);
  • Njohuri të avancuara mbi modelet dhe praktikat bashkëkohore të lidershipit; 
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, facilitim dhe zhvillim profesional; 
  • Njohuri mbi instrumentet e vlerësimit të kompetencave dhe zhvillimit individual;
  • Aftësi për të përshtatur përmbajtjen e trajnimeve sipas nevojave të pjesëmarrësve;
  • Certifikime profesionale në coaching (përparësi); 
  • Përvojë në sektorin financiar, bankar ose në organizata të mëdha (përparësi). 

Aplikimi behet permes emailit tonë zyrtar në: learningcenter@fincakosovo.org jo më vonë se 3
Dhjetor 2026.

Aplikimet e paraqitura në forma të tjera nuk do merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur  do të kontaktohen. 

Shënim: Me aplikimin tuaj, ju autorizoni FINCA Kosovën dhe Finca Impact Finance të mbledhin,  verifikojnë dhe përpunojnë të dhënat personale për qëllimin e mundshëm të punësimit në FINCA  Kosovë.

Afati: 3 dhjetor 2026 · edhe 14 ditë
Finca Kosovo
Administratë · Prishtinë
43Ndjekës
7Shpallje aktive
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 03/12/26 (14 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë