KosovaJob
Gorilla Mall E re

Shofer për Pranimin dhe Dorëzimin e Mallit

Lokacioni Fushë Kosovë Orari Full Time Kategoria Transport, Logjistikë Skadon më 18 dhjetor 2026
	 	 

KONKURS PUNE – SHOFER / PËRGJEGJËS PËR PRANIMIN DHE DORËZIMIN E MALLIT

Gorilla Mall është në kërkim të një personi të përgjegjshëm dhe të përkushtuar për pozitën Shofer për Pranimin dhe Dorëzimin e Mallit, i cili do të jetë pjesë e operacioneve tona të përditshme.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Tërheqja dhe transportimi i mallit nga pikat dhe lokacionet e përcaktuara nga Gorilla Mall.
  • Kontrollimi i sasisë dhe gjendjes së mallit gjatë pranimit.
  • Verifikimi dhe konfirmimi i saktësisë së mallit të pranuar.
  • Raportimi i mallit të pranuar tek personat përgjegjës.
  • Identifikimi dhe raportimi i çdo mospërputhjeje, dëmtimi apo problemi gjatë pranimit të mallit.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i porosive tek klientët e Gorilla Mall, në kohën dhe lokacionin e përcaktuar.
  • Kujdesi për transportimin dhe ruajtjen e duhur të mallit gjatë procesit të bartjes dhe dorëzimit.

Kriteret e kërkuara:

  • Patentë shoferi e kategorisë B ose kategori tjetër përkatëse që lejon drejtimin e automjeteve të transportit.
  • Përvojë në vozitjen e automjeteve të tipit kombi.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe përpikëri në punë.
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
  • Gatishmëri për punë dinamike dhe lëvizje në lokacione të ndryshme.

Çfarë ofrojmë?

  • Ambient profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
  • Pagë konkurruese, varësisht nga përvoja dhe aftësitë.

Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në:

info@gorilla-mall.com
Lokacioni: FushkëKosovë, Rruga Uglarit.

Bëhu pjesë e ekipit Gorilla Mall!

Afati: 18 dhjetor 2026 · edhe 30 ditë
Gorilla Mall
Retail dhe Distribuim
1Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 18/12/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë