Administrator i Platformës Rentman
AMC CORPORATION SH.P.K. KONKURS PUNE
Pozita: Administrator i Platformës Rentman
Vendi i punës: Zyrat e AMC Corporation – Pejton, Prishtinë
Paga fillestare: 700 € / muaj
Orari: I plotë
Fillimi i punës: Janar 2027
Afati i aplikimit: 10.12.2026Përshkrimi i punës
AMC Corporation SH.P.K. kërkon një person të motivuar dhe të përgjegjshëm për administrimin dhe përdorimin e platformës profesionale Rentman.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Angazhim në mësimin dhe aftësimin profesional për përdorimin e software-it Rentman.
- Përvetësimi dhe përdorimi i të gjitha funksioneve që ofron platforma Rentman, sipas nevojave të kompanisë.
- Administrimi digjital i pajisjeve, projekteve, stafit, inventarit dhe proceseve të tjera operative.
- Regjistrimi, përditësimi dhe mirëmbajtja e të dhënave në platformë.
- Bashkëpunimi me departamentet e kompanisë për menaxhimin efikas të proceseve të punës.
Kualifikimet
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
- Gatishmëri për mësim dhe zhvillim profesional.
- Përgjegjësi, përpikëri dhe aftësi organizative.
- Përvoja paraprake me Rentman nuk është e domosdoshme.
Paga dhe zhvillimi profesional
Paga fillestare është 700 € në muaj për tre muajt e parë, periudhë gjatë së cilës kandidati do të angazhohet në mësimin, aftësimin dhe përvetësimin profesional të platformës Rentman.
Pas përfundimit të kësaj periudhe, në varësi të njohurive të fituara, aftësisë për përdorim të pavarur të platformës dhe performancës në punë, paga mund të rishikohet dhe të rritet.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose në info@amc-ks.com deri më 10.12.2026.
AMC Corporation SH.P.K.
www.amc-ks.com