KosovaJob
Paradiso PREMIUM+E re

Asistent/e në Financa dhe Logjistikë

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 14 dhjetor 2026
	 	 

FINANCA DHE LOGJISTIKË

Lokacioni: Lipjan, Kosovë

Paradiso Sh.P.K., kompani e specializuar në përpunimin dhe tregtimin e gurëve natyralë, sipërfaqeve artificiale dhe keramikës, shpall konkurs për pozitën Financa dhe Logjistikë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Menaxhimi dhe regjistrimi i transaksioneve financiare, shpenzimeve, faturave dhe porosive të blerjes.
  • Administrimi i arkës ditore, faturimit, pagesave dhe inkasimeve, duke siguruar saktësi dhe transparencë financiare.
  • Monitorimi dhe kontrollimi i stoqeve, përfshirë regjistrimin dhe përditësimin e tyre në baza javore.
  • Organizimi dhe përcjellja e proceseve të porositjes dhe dokumentacionit përkatës.
  • Hartimi dhe përgatitja e pasqyrave dhe raporteve financiare periodike.
  • Mbështetja e proceseve të kontrollit dhe auditimit të brendshëm.
  • Administrimi dhe përditësimi i dokumentacionit të personelit, përfshirë kontratat e punës dhe listat e pagave, në përputhje me politikat e kompanisë.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për koordinimin e proceseve financiare dhe logjistike.
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojave të departamentit financiar dhe menaxhmentit.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • Diplomë universitare Bachelor në Financa, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 2 vite përvojë profesionale në financa, kontabilitet.
  • Përvoja e mëparshme në sektorin e prodhimit konsiderohet përparësi.
  • Aftësi të zhvilluara analitike, saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira organizative dhe për menaxhimin e disa detyrave njëkohësisht.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunim profesional me kolegët, klientët dhe partnerët.
  • Njohuri të mira të programeve për menaxhim financiar dhe paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze.
  • Patentë shoferi, Kategoria B.
  • Përgjegjësi, konfidencialitet dhe integritet profesional.

KUSHTET E PUNËS DHE BENIFITET 

  • Orar i plotë pune.
  • Ambient pune profesional, stabil dhe bashkëpunues.
  • Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe përgjegjësitë e pozitës.
  • Bonuse në fund të vitit, të bazuara në performancën individuale dhe rezultatet e arritura.
  • Shujtë ditore e mbuluar nga kompania, për të siguruar mirëqenie dhe komoditet gjatë orarit të punës.
  • Sigurim shëndetësor për punonjësit.

Aplikimi: Bëhet në formë elektronike në paradiso@paradiso-kos.net.

Konkursi është I hapur nga 17.11.2026 – 14.12.2026 

Afati: 14 dhjetor 2026 · edhe 27 ditë
Paradiso
Retail dhe Distribuim · Lipjan, Kosovo
3Ndjekës
3Shpallje aktive
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 14/12/26 (27 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë