Zyrtar për Menaxhimin e Aseteve (Alb/Srb)
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës konkretisht Neni 8, bazuar në Rregulloren Nr. 01/2024 Për Kriteret dhe Procedurat e Punësimit në KMDK Sh.A., Rregullores Nr. 02/2025 për Organizimin e Brendshëm, Pagat, Benefitet dhe Shtesat në KMDK Sh.A, bazuar në Vendimin e Ud. Kryeshefit Ekzekutiv të KMDK Sh.A nr. 423/2026 të dt. 17.11.2026 me nr. të protokollit 02/2455, KMDK SH.A shpall këtë:
KONKURS PUBLIK
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
Titulli: Zyrtar për Menaxhimin e Aseteve (1 pozitë);
Numri i Referencës: ZP/KJ-18-2026;
I raporton: Drejtorit të Departamentit të Financave;
Niveli i pagës me koeficient 49: 980.00€ Bruto (nëntëqind e tetëdhjetë Euro) në muaj, subjekti i ndryshimit sipas vendimit të Bordit të Drejtorëve të KMDK-së;
Orët e Punës: 40 orë në javë, orari i plotë i punës në bazë të Ligjit të Punës;
Kohëzgjatja e kontratës: Me kohë të caktuar (1 vit) me mundësi vazhdimi, puna provuese zgjatë deri në gjashtë (6) muaj;
Vendi i punës: KMDK – Sh.A., Prishtinë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Identifikon, regjistron dhe mirëmban të dhënat e detajuara për të gjitha asetet dhe pasuritë e organizatës në sistemin përkatës të menaxhimit të aseteve;
- Koordinon procesin e inventarizimit periodik të aseteve dhe pajisjeve, duke përgatitur raportet e nevojshme dhe duke siguruar përputhjen me gjendjen faktike;
- Etiketon dhe kodon asetet sipas politikave dhe procedurave të brendshme, për të siguruar gjurmueshmëri dhe evidencë të plotë për secilin aset;
- Përditëson të dhënat mbi lëvizjet, transferimet, dëmtimet ose nxjerrjen nga përdorimi të aseteve, në bashkëpunim me njësitë përkatëse;
- Përgatit raporte mujore, tremujore dhe vjetore mbi statusin e aseteve dhe inventarit, përfshirë analiza për mirëmbajtje, zëvendësim dhe amortizim;
- Monitoron përdorimin e aseteve nga njësitë përkatëse për të siguruar menaxhim efikas dhe parandalim të keqpërdorimeve;
- Bashkëpunon me departamentet dhe auditorët gjatë auditimeve të brendshme dhe të jashtme në lidhje me asetet dhe dokumentacionin mbështetës;
- Ndihmon në përgatitjen e procedurave për menaxhimin e aseteve të tepërta, të dëmtuara ose të panevojshme, duke ndjekur procesin e propozimit, komisionimit dhe çregjistrimit sipas legjislacionit;
- Siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit fizik dhe elektronik për të gjitha pasuritë në pronësi ose përdorim të organizatës;
- Kryen analiza dhe projeksione financiare për asetet dhe inventarin;
- Përmbush detyra të tjera të ngarkuara nga eprorët.
Përvoja/Edukimi:
- Diplomë universitare në Financa, Kontabilitet, Ekonomi, Inxhinieri Industriale ose në fusha të ngjashme relevante;
- Minimum 3 vite përvojë pune në menaxhimin e aseteve fikse, kontabilitet të aseteve, ose në kontroll të brendshëm financiar;
- Përvoja në ndërmarrje publike ose organizata të mëdha që zbatojnë sisteme të strukturuara për menaxhimin e aseteve fikse përbën avantazh të veçantë;
- Njohuri të mira mbi standardet e kontabilitetit për regjistrimin, zhvlerësimin (amortizimin) dhe kontrollin e aseteve, duke përfshirë Standardet e Kontabilitetit në Kosovë (KAS) dhe/ose Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).
Shkathtësitë tjera:
- Njohuri të avancuara në proceset e regjistrimit, kategorizimit dhe amortizimit të aseteve fikse sipas standardeve kontabël;
- Aftësi për të përdorur softuerë për menaxhimin e aseteve dhe sisteme financiare të digjitalizuara (ERP, etj.);
- Aftësi për të përpiluar dhe interpretuar raporte të sakta mbi gjendjen dhe zhvlerësimin e aseteve, përfshirë analizat e amortizimit dhe rivlerësimit;
- Njohuri të mira të standardeve të kontabilitetit për sektorin publik dhe privat, si dhe të udhëzimeve të Thesarit për administrimin e pasurive të paluajtshme;
- Eksperiencë dhe aftësi në organizimin dhe realizimin e inventarizimeve fizike dhe përditësimin e regjistrave të aseteve;
- Saktësi, përpikëri dhe vëmendje ndaj detajeve në përgatitjen e të dhënave dhe dokumentacionit përkatës;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me drejtori dhe njësi të tjera brenda KMDK-së;
- Njohja e gjuhës angleze (e shkruar dhe e folur) përbën përparësi.
Procedura e konkurrimit:
Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të KMDK SH.A apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: https://kmdk-ks.org/
Dokumentacionin mund të paraqitet në mënyrë elektronike, nëpërmjet adresës elektronike burimetnjerzore@kmdk-ks.org, përmes postës ose në kopje fizike në zyret e Burimeve Njerëzore në adresën: Rruga “Gazmend Zajmi”, nr.41, Prishtinë. Aplikacioni i dërguar nëpërmjet adresës elektronike konsiderohet i pranuar nëse pranoni konfirmimin nga adresa për pranimin e aplikimit.
Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe adresën elektronike.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formulari zyrtar i aplikimit (i plotësuar dhe i nënshkruar);
- Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës valide;
- CV e detajuar me përvojë pune;
- Diploma dhe dëshmi të kualifikimeve (diplomat e marra jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI);
- Dëshmi për përvojën e punës (kontrata ose vërtetime, dhe pasqyrë e kontributeve pensionale); dhe
- Certifikata se kandidati nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar (jo më të vjetra se data e publikimit të konkursit);
- Letërmotivimi
Kandidatët janë përgjegjës për dorëzimin e dokumentacionit të saktë dhe të plotë; çdo mungesë e dokumenteve të lartëshënuara sjell diskualifikim të menjëhershëm. Ju lutem sigurohuni që dëshmia për përvojën profesionale (minimum 3 vite) të përfshijë kontratën ose vërtetimin e punës, të shoqëruar me pasqyrën e kontributeve pensionale (Trustin),
Mënyrat e vlerësimit dhe kriteret e poentimit:
Vlerësimi i aplikimeve të konkursit publik në KMDK përmban gjithsej njëqind (100) pikë, ku kalueshmëria është arritja e së paku pesëdhjetë (50) pikëve nga të gjitha fazat e konkursit publik. Kriteret e poentimit: jetëpërshkrimi (CV) e kandidatit vlerësohet deri në dhjetë (10) pikë, testimi me shkrim deri në gjashtëdhjetë (60) pikë dhe intervistimit deri në tridhjetë (30) pikë.
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tre (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pa kompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.
Afati për aplikim është deri me datën 08.12.2026 në orën 16:00.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me Zyrën e Burimeve Njerëzore të KMDK në numrin e telefonit 038 600–552 apo në adresën elektronike burimetnjerzore@kmdk-ks.org
Na osnovu Zakona br. 03/L-087 o Javnim Preduzećima, Zakona br. 03/L-212 o Radu, konkretno član 8, na osnovu Pravilnika br. 01/2024 o kriterijumima i procedurama zapošljavanja u KUDK a.d., Pravilnika br. 02/2025 o unutrašnjoj organizaciji, platama, beneficijama i dodacima u KUDK a.d., na osnovu Odluke v.d. Generalnog direktora KUDK a.d. (v.d. Generalnog direktora / v.d. KE) br. 423/2026 od 17.11.2026, sa protokolarnim brojem 02/2455, KUDK a.d. objavljuje:
JAVNI KONKURS
ZA POPUNU RADNOG MESTA
Naziv; Službenik za upravljanje imovinom (1 pozicija)
Referentni broj: ZP/KJ-04-2026;
Izveštava: Direktor Departmana za finansije;
Nivo plate sa koef. 49: 980.00€ Bruto (devetsto osamdeset evra) mesečno, podložno promeni prema odluci Odbora direktora KUDK-a;
Radno vreme: 40 sati nedeljno, puno radno vreme u skladu sa Zakonom o radu;
Trajanje ugovora: Na određeno vreme (1 godina) sa mogućnošću produženja, probni rad traje do šest (6) meseci;
Mesto rada: KMDK – A.D.
Dužnosti i odgovornosti:
- Identifikuje, registruje i održava detaljne podatke o svim sredstvima i imovini organizacije u odgovarajućem sistemu za upravljanje imovinom.
- Koordinira proces periodične inventarizacije sredstava i opreme, pripremajući neophodne izveštaje i obezbeđujući usklađenost sa faktičkim stanjem.
- Obeležava i kodira sredstva u skladu sa unutrašnjim politikama i procedurama, kako bi se osigurala potpuna sledljivost i evidencija za svako sredstvo.
- Ažurira podatke o kretanju, transferu, oštećenju ili rashodovanju sredstava, u saradnji sa relevantnim jedinicama.
- Priprema mesečne, kvartalne i godišnje izveštaje o statusu imovine i inventara, uključujući analize za održavanje, zamenu i amortizaciju.
- Prati korišćenje sredstava od strane relevantnih jedinica kako bi se osiguralo efikasno upravljanje i sprečile zloupotrebe.
- Sarađuje sa departmanima i revizorima tokom unutrašnjih i spoljnih revizija u vezi sa imovinom i pratećom dokumentacijom.
- Pomaže u pripremi procedura za upravljanje viškom, oštećenom ili nepotrebnom imovinom, prateći proces predlaganja, komisioniranja i odjavljivanja u skladu sa zakonom.
- Osigurava čuvanje i održavanje fizičke i elektronske dokumentacije za svu imovinu u vlasništvu ili na korišćenju organizacije.
- Vrši finansijske analize i projekcije za imovinu i inventar.
- Obavlja i druge poslove po nalogu nadređenih.
Iskustvo / Obrazovanje:
- Univerzitetska diploma iz oblasti finansija, računovodstva, ekonomije, industrijskog inženjeringa ili drugih srodnih oblasti;
- Minimum 3 godine radnog iskustva u upravljanju osnovnim sredstvima, računovodstvu imovine ili unutrašnjoj finansijskoj kontroli;
- Iskustvo u javnim preduzećima ili velikim organizacijama koje primenjuju strukturisane sisteme za upravljanje osnovnim sredstvima smatraće se posebnom prednošću;
- Dobro poznavanje računovodstvenih standarda za registrovanje, obezvređivanje (amortizaciju) i kontrolu imovine, uključujući Kosovske računovodstvene standarde (KAS) i/ili Međunarodne standarde finansijskog izveštavanja (MSFI).
Ostale veštine:
- Napredno poznavanje procesa registrovanja, kategorizacije i amortizacije osnovnih sredstava u skladu sa računovodstvenim standardima;
- Sposobnost korišćenja softvera za upravljanje imovinom i digitalizovanih finansijskih sistema (ERP, itd.);
- Sposobnost sastavljanja i interpretacije preciznih izveštaja o stanju i obezvređivanju imovine, uključujući analize amortizacije i revalorizacije;
- Dobro poznavanje računovodstvenih standarda za javni i privatni sektor, kao i uputstava Trezora za administraciju nepokretne imovine;
- Iskustvo i veština u organizovanju i sprovođenju fizičke inventarizacije i ažuriranju registara imovine;
- Tačnost, pedantnost i pažnja prema detaljima u pripremi podataka i prateće dokumentacije;
- Sposobnost za samostalan rad i efikasnu saradnju sa drugim direktoratima i jedinicama unutar KMDK-a;
- Poznavanje engleskog jezika (pisano i usmeno) smatraće se prednošću.
Procedura Konkursa:
Zainteresovani kandidati mogu preuzeti zvanični formular u kancelarijama Ljudskih resursa KMDK a.d. ili ga preuzeti sa internet stranice na adresi: https://kmdk-ks.org/
Dokumentacija se može dostaviti elektronski putem adrese burimetnjerzore@kmdk-ks.org, putem pošte ili u fizičkoj kopiji u kancelarijama Ljudskih resursa na adresi: Ulica Gazmend Zajmi br.41, Priština.
Aplikacija poslata elektronskim putem smatra se primljenom ako dobijete automatsku potvrdu prijema.
Kandidati koji konkurišu moraju tačno navesti adresu, broj telefona i elektronsku adresu.
Potrebna dokumenta za prijavu:
- Zvanični formular prijave (popunjen i potpisan);
- Kopija lične karte ili važećeg pasoša;
- Detaljna biografija (CV) sa radnim iskustvom;
- Diploma i dokazi o kvalifikacijama (diplome stečene van Republike Kosovo moraju biti nostrifikovane od strane MONT-a);
- Dokaz o radnom iskustvu (ugovori ili potvrde, i izvod o penzijskim doprinosima);
- Uverenje da kandidat nije pod istragom i da nije osuđivan (ne starije od datuma objave konkursa).
- Propratno pismo
Kandidati su odgovorni za dostavljanje tačne i potpune dokumentacije; svaki nedostatak gore navedenih dokumenata povlači za sobom trenutnu diskvalifikaciju. Molimo vas da se uverite da dokaz o profesionalnom iskustvu (najmanje 3 godine) uključuje ugovor ili potvrdu o radu, uz izvod o penzionim doprinosima (Trust).
Način ocenjivanja i kriterijumi bodovanja:
Ocena prijava konkursa u KUDK-u obuhvata ukupno sto (100) poena, gde je prolaznost najmanje pedeset (50) poena iz svih faza javnog konkursa.Kriterijumi bodovanja: biografija kandidata se ocenjuje do deset (10) poena, pismeni test do šezdeset (60) poena i intervju do trideset (30) poena.
Napomena: Prijave poslate poštom koje nose poštanski pečat poslednjeg dana roka za prijavu smatraće se važećim i biće uzete u razmatranje ako stignu u roku od tri (3) dana.Prijave koje stignu posle ovog roka i one koje nisu kompletirane sa odgovarajućom dokumentacijom neće se razmatrati.
Rok za prijavu je do 14.04.2026 godine do 16:00 časova.
Za detaljnije informacije možete kontaktirati Kancelariju za ljudske resurse KMDK-a na broj telefona 038 600–552 ili na elektronsku adresu burimetnjerzore@kmdk-ks.org