KosovaJob
Moneta PREMIUM+E re

Drejtor/e i/e Operacioneve dhe TI-së

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Menaxhment Skadon më 27 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

Pozita: Drejtor/e i/e Operacioneve dhe TI-së

Rreth nesh:

Moneta është institucion financiar jobankar (IFJB) me seli në Prishtinë dhe një nga kompanitë lidere në Kosovë në fushën e shërbimeve financiare. E licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe partnere e autorizuar e MoneyGram International, Moneta ofron shërbime të transferit të parave dhe të pagesave përmes rrjetit të saj të agjentëve anembanë Kosovës.
Rreth pozitës:
Ky rol mbulon udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e proceseve operative dhe të funksionit të TI-së. Ky rol raporton te Drejtorit Menaxhues.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhon dhe udhëheq stafin e Operacioneve dhe TI-së: cakton detyrat, monitoron performancën dhe mbështet zhvillimin profesional të ekipit.
  • Menaxhon dhe koordinon proceset ditore të Operacioneve dhe TI-së, monitoron performancën operative dhe propozon masa për rritjen e produktivitetit dhe të efikasitetit.
  • Analizon, optimizon dhe standardizon proceset e brendshme përmes procedurave dhe kontrolleve të përcaktuara.
  • Identifikon mundësitë për digjitalizimin dhe automatizimin e proceseve.
  • Mbikëqyr sistemet dhe aplikacionet teknologjike, si dhe koordinon përmirësimet dhe integrimet e tyre.
  • Identifikon dhe adreson problemet teknike që ndikojnë në vazhdimësinë e operacioneve.
  • Mbikëqyr testimin, dokumentimin dhe implementimin e kontrolluar të ndryshimeve në sisteme.
  • Identifikon dhe monitoron rreziqet që lidhen me proceset dhe sistemet operative.
  • Monitoron cilësinë e shërbimeve dhe respektimin e procedurave dhe standardeve të kompanisë.
  • Analizon incidentet operative dhe përcakton masat korrigjuese dhe parandaluese.
  • Përgatit raporte dhe analiza periodike për menaxhmentin.
  • Bashkëpunon me departamentet përkatëse për përmirësimin e proceseve dhe implementimin e zgjidhjeve teknologjike.
  • Promovon kulturën e menaxhimit të rrezikut dhe të përmirësimit të vazhdueshëm në organizatë.
  • Harton dhe implementon strategjitë dhe politikat e menaxhimit të rrezikut në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Kontribuon në zhvillimin strategjik dhe jep rekomandime për rritjen e performancës dhe të profitabilitetit.
  • Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së menaxhmentit të lartë.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Menaxhment, Teknologji Informative, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Së paku 3 vite përvojë menaxheriale në fusha relevante.
  • Aftësi të mira analitike dhe përvojë në përgatitjen dhe interpretimin e raporteve.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe vendimmarrëse.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë mujore bruto 2.000 EUR e lart, varësisht nga përvoja, aftësitë dhe kualifikimet e kandidatit/es.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Shujtë ditore.
  • Ambient profesional dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm profesional.
  • Mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe transformimin e proceseve të kompanisë.

Vendi i punës: Prishtinë
Si të aplikoni:
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në hr@monetaks.com ose permes butonit te meposhtem.
Në subjektin e emailit duhet të shkruhet titulli i pozitës: “Drejtor/e i/e Operacioneve dhe TI-së”.
Afati i fundit për aplikim: 27.11.2026

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë. Moneta ofron mundësi të barabarta punësimi dhe inkurajon aplikimin e të gjithë kandidatëve të kualifikuar, pa dallim gjinie, etnie, moshe apo aftësie të kufizuar.

Afati: 27 nëntor 2026 · edhe 13 ditë
Apliko tani
Moneta
Ekonomi, Financë, Kontabilitet · Prishtinë
9Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Menaxhment
Skadon 27/11/26 (13 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë