Menaxher i Pikës (Ferizaj)
SIESTA COMFORT
KONKURS PUNE
Menaxher i pikës – Ferizaj
Lokacioni: Ferizaj
Orari: I plotë
Pozita të lira: 1Rreth kompanisë
Siesta Comfort është kompani vendore e specializuar në prodhimin dhe shitjen e dyshekëve dhe produkteve për gjumë.
Në kuadër të organizimit të aktiviteteve tona, kërkojmë një person të përgjegjshëm, të organizuar dhe të përkushtuar për pozitën Menaxher i pikës – Ferizaj, i cili do të kujdeset për administrimin dhe funksionimin e përditshëm të pikës.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Regjistrimi dhe administrimi i shitjeve në sistemin e kompanisë.
- Menaxhimi i arkës, mbajtja e evidencës së qarkullimit ditor dhe barazimi i saj.
- Përcjellja dhe kontrollimi i pagesave dhe borxheve të klientëve.
- Kontrollimi i stokut dhe realizimi i inventarizimit fizik në baza javore.
- Evidentimi i hyrjeve dhe daljeve të mallrave dhe përputhja e tyre me sistemin.
- Planifikimi i nevojave për furnizim dhe koordinimi i porosive me fabrikën.
- Organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të përditshme të pikës.
- Përgatitja e raporteve të rregullta për shitjet, arkën dhe stokun.
- Bashkëpunimi me klientët, fabrikën dhe administratën e kompanisë.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Shkollim i mesëm ose universitar; drejtimi ekonomik, menaxhmenti apo fusha të ngjashme përbëjnë përparësi.
- Përvoja në administratë, shitje, financa, arkë ose menaxhim të stokut përbën përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm.
- Njohuri të mira të punës me kompjuter, veçanërisht Microsoft Excel.
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
- Saktësi dhe përpikëri në punën me shifra dhe dokumentacion.
- Përgjegjësi e lartë, korrektësi dhe besueshmëri.
- Aftësi për punë të pavarur dhe bashkëpunim në ekip.
Çfarë ofrojmë
- Pagë konkurruese, në përputhje me aftësitë dhe përvojën.
- Kontratë të rregullt pune.
- Ambient profesional dhe të organizuar.
- Trajnim dhe mbështetje gjatë përshtatjes me pozitën.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim brenda kompanisë.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në:
avdi.xhemaili@siestacomfort.com
Subjekti i emailit: Aplikim – Menaxher i Pikës Ferizaj
Për detaje: +383 44 925 566
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
SIESTA COMFORT
www.siestacomfort.com