Shitëse në Showroom (4) (Prizren, Fushë Kosovë)
KONKURS PUNE – Rrota Electronics /Fushë Kosovë dhe Prizren
SHITËSE NË SHOWROOM – 4 POZITA
Rrota Electronics shpall konkurs për punësimin e katër (4) shitëseve në showroom, për dy lokacionet tona:
Lokacionet dhe pozitat e lira:
-
Fushë Kosovë – 2 pozita
-
Prizren – ABI Çarshia – 2 pozita
Orari i punës: I plotë
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
-
Diplomë e shkollës së mesme (përparësi kanë kandidatët me shkollim të lartë ose universitar).
-
Përvojë paraprake në shitje me pakicë, veçanërisht në fushën e pajisjeve elektronike.
-
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me klientët.
-
Aftësi prezantuese dhe negociuese.
-
Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit dhe paketës MS Office.
-
Aftësi për punë ekipore, organizim dhe menaxhim efektiv të kohës.
-
Përgjegjësi, korrektësi dhe qasje profesionale ndaj punës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Prezantimi dhe promovimi i produkteve, si dhe asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes.
-
Ofrimi i informacioneve për karakteristikat, funksionalitetin dhe çmimet e produkteve.
-
Kujdesi për sistemimin, rregullimin dhe ekspozimin e produkteve në showroom.
-
Përgatitja e faturave dhe realizimi i transaksioneve të shitjes.
-
Informimi i klientëve lidhur me kushtet e garancionit dhe shërbimet pas shitjes.
-
Ruajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve pozitive me klientët.
-
Përmbushja e objektivave të shitjes dhe raportimi i rezultateve ditore te menaxhmenti.
SI TË APLIKONI?
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në adresën elektronike:
rrotamanagement@gmail.com
Në subjekt të emailit duhet të shënohet:
"Aplikim për Shitëse – Fushë Kosovë" ose "Aplikim për Shitëse – Prizren, ABI Çarshia", varësisht nga lokacioni për të cilin aplikoni.
Për informata shtesë mund të kontaktoni në numrin:
045 204 208
Afati i fundit për aplikim: 22 dhjetor 2026.
Bashkohuni me Rrota Electronics dhe bëhuni pjesë e suksesit tonë!
RROTA ELECTRONICS – Lëviz me Rrota!