KosovaJob
Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës

Zyrtar/e për Licencim dhe Regjistra të Odës

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Administratë Skadon më 14 nëntor 2026
	 	 

ODA E ARKITEKTËVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Në mbështetje të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, të ndryshuar dhe plotësuar dhe nenit 17, paragrafit 5, nënparagrafit 5.11 dhe nenit 21 të Ligjit Nr. 08/L-012 për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, nenit 24, paragrafit 1, nënparagrafit 1.13 dhe nenit 29, paragrafëve 7, 8 dhe 10 të Statutit të Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës për Periudhën e Përkohshme dhe neneve 6, 7, 8 dhe 9 dhe Shtojcës 1 të Rregullores për Organizimin e Brendshëm të Administratës së Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës, të miratuar nga Kuvendi më 24.09.2026, si dhe Vendimit të Bordit Drejtues Nr. 059-BD/2026, me datë 06.10.2026, Oda e Arkitektëve e Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

I. QËLLIMI I POZITËS

Zyrtari/ja për Licencim dhe Regjistra të Odës është përgjegjës/e për administrimin profesional dhe efikas të proceseve të licencimit, rilicencimit dhe regjistrimit të arkitektëve dhe praktikantëve arkitektë, si dhe për mirëmbajtjen, përditësimin dhe administrimin e regjistrave dhe të dhënave përkatëse të OARK-së.

Pozita siguron administrimin korrekt të dokumentacionit të licencimit, përditësimin e të dhënave dhe mbështetjen administrative e teknike të organeve dhe komisioneve kompetente të OARK-së.

II. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Zyrtari/ja për Licencim dhe Regjistra të Odës:

  1. Administron aplikimet për licencim dhe rilicencim të arkitektëve dhe praktikantëve arkitektë, në përputhje me Ligjin në fuqi dhe rregulloret e Odës.
  2. Harton dhe propozon formularët zyrtarë për aplikim dhe dokumentacion mbështetës.
  3. Bën kontrollin fillestar nëse aplikantët përmbushin kriteret për licencim dhe rilicencim.
  4. Ofron mbështetje teknike dhe administrative për Komisionin Vlerësues të Odës.
  5. Bashkëpunon me ministritë përkatëse, universitetet dhe institucionet apo organet tjera për të verifikuar diplomën, përvojën dhe statusin ligjor të aplikantëve.
  6. Harton propozim-vendime për organet kompetente për miratimin, refuzimin ose pezullimin e licencave, në bashkëpunim me Komisionin Vlerësues dhe Zyrtarin Ligjor të Odës.
  7. Kujdeset për paralajmërimet për skadimin e licencave dhe siguron dërgimin e njoftimeve për rilicencim në kohë.
  8. Kujdeset për zbatimin e rregullave të sigurimit të përgjegjësisë profesionale të anëtarëve të Odës.
  9. Mirëmban regjistrat e Odës në përputhje me rregulloret përkatëse.
  10. Përkujdeset për përditësimin dhe publikimin e këtyre regjistrave.
  11. Ofron mbështetje në mirëmbajtjen e bazave të të dhënave dhe regjistrave elektronikë të Odës.
  12. Ofron mbështetje në përgatitjen e raporteve periodike dhe sipas kërkesave lidhur me aktivitetet e licencimit dhe regjistrave të Odës.
  13. Ushtron detyra dhe përgjegjësi tjera administrative të Odës sipas udhëzimeve të Drejtorit Ekzekutiv të Odës.
  14. Për punën e tij/saj, zyrtari/ja i përgjigjet drejtpërdrejt Drejtorit Ekzekutiv të Odës.

III. KUSHTET E PËRGJITHSHME

Kandidati/ja duhet:

  • 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • 1.2. të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi;
  • 1.3. të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • 1.4. të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • 1.5. të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, dhe
  • 1.6. të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë nga ndonjë institucion publik apo privat.

IV. KUSHTET E VEÇANTA

  1. Diplomë e arsimit të lartë (niveli Bachelor) në juridik, administratë publike, menaxhim ose fusha të ngjashme.
  2. Së paku një (1) vit përvojë pune.
  3. Përvojë përkatëse e punës lidhur me administrim, shqyrtim dhe arkivim të dokumentacionit dhe mirëmbajtje të regjistrave.

Përvoja profesionale relevante - Përparësi përbën përvoja në:

  • administrimin e dokumentacionit;
  • menaxhimin dhe mirëmbajtjen e regjistrave;
  • administrimin e bazave të të dhënave;
  • përpunimin dhe verifikimin e dokumentacionit;
  • administrimin e aplikimeve dhe kërkesave;
  • punë me dokumentacion profesional ose institucional;
  • ofrimin e shërbimeve administrative për qytetarë, profesionistë ose anëtarë të një organizate/institucioni;

Njohuritë dhe shkathtësitë teknike:

  • Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Office;
  • Aftësi për administrimin dhe përditësimin e të dhënave elektronike;
  • Aftësi për punë me tabela, evidenca dhe baza të të dhënave;
  • Aftësi për sistemimin dhe arkivimin e dokumenteve;
  • Njohuri të mira të punës administrative dhe procedurave institucionale.
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi.

V. DOKUMENTACIONI QË DUHET TË PARAQITET

Kandidati/ja duhet të dorëzojë:

  • CV-në, e cila duhet të përmbajë të dhëna të plota dhe të qarta lidhur me arsimin dhe përvojën profesionale;
  • Kopjen e diplomës universitare përkatëse. Në rast se diploma është fituar jashtë Republikës së Kosovës, duhet të bashkëngjitet edhe dëshmia për njohjen/nostrifikimin e diplomës, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Dëshmi për përvojën e punës, të lëshuar nga punëdhënësi/ët përkatës, ku përcaktohen pozita e punës, periudha e angazhimit dhe kohëzgjatja e përvojës;
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale nëse posedon;
  • Letër motivimi;
  • Kopje të letërnjoftimit ose pasaportës;
  • Vërtetim nga Gjykata kompetente se kandidati/ja nuk është i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më i vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
  • Deklaratën nën betim, sipas formularit të bashkëngjitur këtij konkursi.

Dokumentacioni duhet të jetë i qartë, i lexueshëm dhe i kompletuar.

Shkarko Deklaratën nën betim

Shkarko Formularin e aplikimit

Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen në kohë dhe në mënyrën e përcaktuar nga OARK.

VI. BARAZIA DHE MOSDISKRIMINIMI

OARK garanton respektimin e parimeve të barazisë dhe mosdiskriminimit gjatë procesit të rekrutimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, si dhe personat me aftësi të kufizuara, gëzojnë të drejtën për përfaqësim proporcional, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

VII. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet përmes postës elektronike në adresën zyrtare të OARK-së:

Email: konkursi@oark-ks.org

Në subjektin e emailit duhet të shënohet:

“Aplikim për pozitën – Zyrtar/e për Licencim dhe Regjistra të Odës”

Afati i aplikimit: 30.10.2026 – 14.11.2026.

Aplikacionet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të pranohen.

Aplikacionet e pakompletuara ose që nuk dëshmojnë përmbushjen e kushteve të përcaktuara me këtë konkurs nuk do të merren në shqyrtim.

Vetëm kandidatët që përmbushin kushtet e konkursit dhe përzgjidhen për fazën e mëtejshme do të kontaktohen.

OARK rezervon të drejtën të verifikojë autenticitetin e dokumenteve dhe të dhënave të paraqitura nga kandidatët, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Odës.

Oda e Arkitektëve e Republikës së Kosovës (OARK)                                           Prishtinë, 30.10.2026

Afati: 14 nëntor 2026 · edhe 5 ditë
Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës
Arkitekturë
1Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Administratë
Skadon 14/11/26 (5 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë