Pastry Chef (Prishtinë)
Si Pastry Chef në SALT, ju do të jeni përgjegjës për përgatitjen e një game të gjerë ëmbëlsirash dhe produktesh të pjekura, duke rritur nivelin e përvojës kulinare së klientëve. Vëmendja juaj ndaj detajeve, ekspertiza në pastiçeri dhe përkushtimi ndaj cilësisë do të sigurojnë suksesin e programit tonë të pastiçerisë dhe do të kontribuojnë në ruajtjen e reputacionit të tonë për ekselencë. Ju do të bashkëpunoni ngushtë me ekipin e kuzhinës për të ruajtur standardet e larta të SALT dhe për të ofruar një eksperiencë të jashtëzakonshme për klientët tanë.
Roli dhe përgjegjësitë:
- Përgatit dhe realizon ëmbëlsira dhe produkte pastiçerie në përputhje me standardet e cilësisë dhe prezantimit të SALT;
- Organizon dhe koordinon punën e stacionit të pastiçerisë, duke siguruar realizimin e planit të prodhimit;
- Zbaton me saktësi recetat, gramaturat dhe teknikat profesionale të pastiçerisë;
- Realizon dekorimin dhe prezantimin estetik të produkteve;
- Bashkëpunon në zhvillimin e artikujve të rinj të menusë dhe ofertave sezonale;
- Monitoron inventarin, cilësinë dhe freskinë e lëndëve të para, duke raportuar nevojat për furnizim;
- Siguron respektimin e standardeve të higjienës, sigurisë ushqimore dhe organizimit të stacionit;
- Mbështet dhe trajnon anëtarët junior të ekipit;
- Kontribuon në kontrollin e kostove, minimizimin e mbetjeve dhe përdorimin efikas të produkteve.
Cfarë kërkojmë:
- Diplomë profesionale në pastiçeri ose kulinari; trajnimet përkatëse përbëjnë avantazh;
- Të paktën 3–5 vite eksperiencë në pastiçeri, preferohet në restorante të nivelit të lartë;
- Njohuri të mira të teknikave të pastiçerisë dhe dekorimit të ëmbëlsirave;
- Aftësi për organizimin dhe koordinimin e punës në stacion;
- Njohuri mbi standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore;
- Kreativitet, vëmendje ndaj detajeve dhe orientim drejt cilësisë;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion;
- Përgjegjshmëri, etikë profesionale dhe motivim për zhvillim të vazhdueshëm.
Cfarë ofrojmë:
- Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë;
- Ambient pune profesional dhe mbështetës;
- Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
- Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë.