KosovaJob
Business Match Kosovo PREMIUM+E re

Punonjës/e për Financa dhe Administratë

Lokacioni Skënderaj Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 4 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

PO KËRKOJMË KOLEGUN/E TONË TË RI/RE NË FINANCA DHE ADMINISTRATË! (Skenderaj | Orar i plotë | Punësim i përhershëm) 

A ju pëlqen puna me shifra, jeni person i organizuar dhe dëshironi të zhvilloheni profesionalisht në një kompani ndërkombëtare? 

Atëherë kjo mund të jetë mundësia e duhur për ju! 

Business Match Kosovo po kërkon një Punonjës/e për Financa dhe Administratë, i/e cili/a do të bëhet pjesë e një kompanie ndërkombëtare të industrisë ushqimore, me operacione prodhuese në Skenderaj dhe klientë në Kosovë, Evropë dhe Azi. 

Nuk keni përvojë në industrinë ushqimore? Nuk është problem! Më e rëndësishme është të keni njohuri të mira financiare, të jeni të saktë dhe të organizuar, si dhe të keni dëshirë të merrni përgjegjësi dhe të mësoni. 

Çfarë do të bëni në këtë pozitë? 

Do të jeni pjesë e ekipit që siguron funksionimin e rregullt të proceseve financiare dhe administrative të kompanisë. 

Përgjegjësitë tuaja kryesore do të jenë: 

  • Faturimi dhe arkëtimi: Përgatitja dhe kontrollimi i faturave, përcjellja e pagesave të klientëve dhe komunikimi me klientët për pagesat me vonesë. 
  • Pagesat ndaj furnitorëve: Kontrollimi i faturave, krahasimi me porositë dhe mallrat e pranuara, si dhe përgatitja e pagesave për aprovim. 
  • Raportimi financiar: Përgatitja e raporteve mujore dhe përcjellja e pagesave, shpenzimeve dhe gjendjes financiare. 
  • Stoku dhe prodhimi: Përcjellja e lëvizjeve të stokut dhe përgatitja e raporteve bazë për prodhimin. 

Për punën tuaj do të përdorni kryesisht QuickBooks, Excel dhe SOS Inventory. Në bashkëpunim me kolegët dhe menaxhmentin, do të kontribuoni në përmirësimin e proceseve dhe saktësinë e të dhënave financiare. 

Çfarë kërkojmë nga ju? 

Ne besojmë se një kandidat i mirë nuk duhet t’i dijë të gjitha, por duhet të ketë bazë të mirë profesionale dhe dëshirë për t'u zhvilluar. 

Kërkesat kryesore janë: 

  • Së paku 2 vjet përvojë pune në financa, kontabilitet ose administratë financiare.
  • Njohuri praktike në faturim, arkëtim dhe pagesa ndaj furnitorëve. 
  • Njohuri të mira të Excel-it dhe përvojë me programe financiare, veçanërisht QuickBooks.
  • Njohuri bazë të kontabilitetit dhe legjislacionit tatimor në Kosovë.
  • Komunikim i mirë në shqip dhe anglisht. 
  • Përgjegjësi, organizim, saktësi dhe aftësi për të bashkëpunuar me të tjerët.
  • Gatishmëri për të punuar me orar të plotë në Skenderaj.

Nuk është e domosdoshme të keni përvojë në industrinë ushqimore apo njohuri paraprake të SOS Inventory. Përvoja me sistemet e stokut, prodhimin ose bizneset ndërkombëtare do të konsiderohet përparësi. 

Çfarë ju ofrohet? 

  • Punësim i përhershëm në një kompani ndërkombëtare me perspektivë zhvillimi.
  • Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe aftësitë tuaja. 
  • Mundësi për të fituar përvojë me procese financiare ndërkombëtare.
  • Përgjegjësi reale dhe mundësi për të kontribuar në rezultatet e kompanisë.
  • Bashkëpunim të drejtpërdrejtë me ekipin dhe menaxhmentin.
  • Mbështetje gjatë procesit të punësimit dhe orientim nga Business Match Kosovo

Kjo pozitë është një mundësi e mirë për dikë që dëshiron të ndërtojë një karrierë të qëndrueshme në financa, të zgjerojë njohuritë praktike dhe të jetë pjesë e një biznesi në rritje. 

Si të aplikoni? 

Nëse i plotësoni shumicën e kërkesave dhe mendoni se kjo pozitë ju përshtatet, ju inkurajojmë të aplikoni! Nuk është e nevojshme të keni përvojë në çdo detyrë të përmendur. 

Dërgoni CV-në tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose në: artan@bm-kosovo.com 

Për më shumë informata, kontaktoni: Artan Djemajlji – Business Match Kosovo Telefon: +31 658 987 098 

Ju presim të bëheni pjesë e ekipit!


WE ARE LOOKING FOR OUR NEW COLLEAGUE IN FINANCE & ADMINISTRATION! (Skenderaj | Full-time | Permanent position) 

Do you enjoy working with numbers, are you an organised person, and would you like to grow professionally in an international company? 

Then this could be the right opportunity for you! 

Business Match Kosovo is looking for a Finance & Administration Employee to join an international company in the food industry, with production operations in Skenderaj and customers in Kosovo, Europe and Asia. 

No experience in the food industry? No problem! What matters most is that you have good financial knowledge, are accurate and organised, and are eager to take responsibility and learn. 

What will you do in this position? 

You will be part of the team that keeps the company’s financial and administrative processes running smoothly. 

Your main responsibilities will be: 

  • Invoicing and collection: Preparing and checking invoices, following up customer payments and communicating with customers about late payments. 
  • Supplier payments: Checking invoices, matching them with orders and goods received, and preparing payments for approval. 
  • Financial reporting: Preparing monthly reports and keeping track of payments, expenses and the financial position. 
  • Stock and production: Following stock movements and preparing basic production reports. 

In your work you will mainly use QuickBooks, Excel and SOS Inventory. Together with your colleagues and management, you will help improve processes and the accuracy of financial data. 

What are we looking for? 

We believe a good candidate does not need to know everything, but should have a solid professional foundation and the drive to develop. 

The main requirements are: 

  • At least 2 years of work experience in finance, accounting or financial administration.
  • Practical knowledge of invoicing, collection and supplier payments.
  • Good Excel skills and experience with financial software, especially QuickBooks.
  • Basic knowledge of accounting and tax legislation in Kosovo. 
  • Good communication in Albanian and English. 
  • Responsible, organised, accurate and able to work well with others.
  • Willingness to work full-time in Skenderaj. 

Experience in the food industry or prior knowledge of SOS Inventory is not required. Experience with stock systems, production or international businesses is considered an advantage. 

What do we offer? 

  • Permanent employment with an international company that offers room to grow.
  • A competitive salary, in line with your experience and skills. 
  • The opportunity to gain experience with international financial processes.
  • Real responsibility and the opportunity to contribute to the company’s results.
  • Direct collaboration with the team and management.
  • Support during the hiring process and guidance from Business Match Kosovo

This position is a great opportunity for someone who wants to build a lasting career in finance, broaden their practical knowledge and be part of a growing business. 

How to apply? 

If you meet most of the requirements and feel this position suits you, we encourage you to apply! You do not need experience in every task mentioned. 

Send your CV through the button below or to: artan@bm-kosovo.com 

For more information, contact: Artan Djemajlji – Business Match Kosovo Phone: +31 658 987 098 

We look forward to welcoming you to the team!

Afati: 4 dhjetor 2026 · edhe 30 ditë
Apliko tani
Business Match Kosovo
Administratë
4Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 04/12/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Skënderaj