Financiere (Prizren)
ELTECO GROUP L.L.C.
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
Pozita: Financiere
Vendi i punës: Lubizhdë, Prizren
Paga mujore: 1,000 €
Orari i punës: E hëne - E premte nga ora 08:00 deri 16:00
Elteco Group L.L.C. shpall konkurs për angazhimin e një financiereje në objektin e kompanisë në Lubizhdë, Prizren.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistrimi, kontrollimi dhe administrimi i dokumentacionit financiar;
- Evidentimi i faturave të blerjes dhe shitjes, pagesave dhe arkëtimeve;
- Përcjellja dhe barazimi i llogarive me klientë dhe furnitorë;
- Kontrollimi i transaksioneve bankare dhe i gjendjes së arkës;
- Përgatitja dhe kontrollimi i dokumentacionit financiar për importe dhe eksporte, në bashkëpunim me agjentët doganorë dhe institucionet përkatëse;
- Përgjegjësia për evidencën dhe dokumentacionin e depos doganore, përfshirë kontrollin e hyrjeve, daljeve dhe barazimin e gjendjes së mallrave;
- Përgatitja e raporteve periodike financiare për menaxhmentin;
Bashkëpunimi me kontabilitetin për përmbushjen e detyrimeve financiare dhe tatimore; - Ruajtja e saktësisë dhe konfidencialitetit të të dhënave financiare.
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi;
- Mbi dy (2) vjet përvojë pune në fushën e financës ose kontabilitetit;
- Njohuri të mira të procedurave financiare dhe legjislacionit tatimor në Kosovë;
- Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Excel dhe programeve financiare;
- Saktësi, integritet profesional dhe aftësi të mira organizative;
- Aftësi për punë të pavarur dhe bashkëpunim në ekip.
Mënyra e aplikimit: Kandidatet e interesuara duhet të dërgojnë CV-në në emailin: hr@eltecoo.com
Afati i aplikimit: 30.11.2026
Vetëm kandidatet e përzgjedhura në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
