Mirëmbajtëse
KONKURS PUNE
KOMPANIA E MOBILJEVE „LESNA MAX” – PRISHTINË, me lokacion në rr. Elez Berisha, nr. 4, magjistralja Prishtinë–Fushë Kosovë, shpall konkurs për plotësimin e pozitës së punës:
- MIRËMBAJTËSE
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
- Mirëmbajtja e përditshme dhe pastrimi i hapësirave të brendshme;
- Heqja e pluhurit dhe zbrazja e shportave të mbeturinave;
- Pastrimi dhe larja e nyjeve sanitare;
- Pastrimi dhe mirëmbajtja e korridoreve;
- Furnizimi me materiale shpenzuese për nyjet sanitare;
- Kryerja e detyrave të tjera të ngjashme që lidhen me mirëmbajtjen e hapësirave.
KUSHTET E PUNËS:
- Kualifikimi i ulët ose i mesëm;
- Përvoja e punës në pozita të ngjashme konsiderohet përparësi;
- Përparësi do të kenë kandidatet me vendbanim në Prishtinë ose Fushë Kosovë.
MËNYRA E APLIKIMIT:
Aplikacionet mund të tërhiqen në administratën e kompanisë „LESNA MAX” ose të kërkohen përmes e-mailit: konkurs.lesna@gmail.com apo butonit "Apliko tani"
Aplikacionet e plotësuara, së bashku me CV-në, dokumentet e nevojshme dhe një fotografi, duhet të dorëzohen në adresën elektronike të lartcekur.
Afati i fundit për aplikim: 10.11.2026, deri në orën 16:00.
KONTAKT:
- E-mail: konkurs.lesna@gmail.com
- Tel: 044/99-22-99
- WhatsApp/Viber: +383 45 775 770
LESNA MAX – PRISHTINË