KosovaJob
OFF-WHITE PREMIUM+E re

Store Manager, Asistente e Shitjes (Prishtina Mall)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 2 dhjetor 2026
	 	 

OFF-WHITE – STORE MANAGER (Prishtina Mall)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi dhe koordinimi i përditshëm i dyqanit dhe ekipit të shitjes.
  • Këshillimi dhe asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes.
  • Kontributi në arritjen e objektivave të shitjes dhe rritjen e performancës së dyqanit.
  • Monitorimi i stokut dhe organizimi i produkteve në dyqan.
  • Sigurimi i zbatimit të standardeve dhe imazhit të brendit OFF-WHITE.
  • Krijimi i një eksperience të shkëlqyer për klientët.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Përvojë paraprake në shitje dhe/ose menaxhim të dyqanit (përparësi).
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Aftësi organizative dhe udhëheqëse.
  • Përgjegjësi, iniciativë dhe përkushtim ndaj punës.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të arritur objektivat e përcaktuara.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese.
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • Mundësi për të qenë pjesë e një brendi ndërkombëtar.

OFF-WHITE – ASISTENTE E SHITJES (Prishtina Mall)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mirëpritja, këshillimi dhe asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes.
  • Ofrimi i një eksperience sa më të mirë për klientët.
  • Prezantimi dhe mirëmbajtja e produkteve në dyqan.
  • Kontributi në arritjen e objektivave të shitjes.
  • Bashkëpunimi me ekipin dhe zbatimi i standardeve të brendit OFF-WHITE.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Përkushtim, korrektësi dhe qasje pozitive ndaj punës.
  • Aftësi për të punuar në ekip.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.
  • Përvojë paraprake nuk është e nevojshme.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese.
  • Mundësi për të punuar me orar fleksibil, 6 ose 8 orë në ditë.
  • Trajnim dhe mundësi për të mësuar nga ekipi ynë.
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • Mundësi për të punuar me një brend ndërkombëtar.
Afati: 2 dhjetor 2026 · edhe 29 ditë
OFF-WHITE
Administratë
0Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 02/12/26 (29 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë