Këshilltar/e i/e Shitjes (Malishevë)
Neptun Kosova sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve elektroshtëpiake
Pozita: Këshilltar/e i/e Shitjes - Malishevë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Këshillon dhe asiston klientët në përzgjedhjen e produkteve.
- Realizon targetet e shitjes dhe ofron shërbim profesional ndaj klientëve.
- Menaxhon organizimin, sistemimin dhe stokun e produkteve në dyqan.
- Bën transportimin dhe dorëzimin e mallrave nga dyqani tek vendbanimet e klientëve me korrektësi dhe përgjegjësi.
- Ndihmon në pranimin, paketimin dhe sistemimin e mallrave
- Kujdeset për vendosjen e çmimeve, higjienën dhe promovimin e produkteve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme (diploma universitare përbën avantazh)
- Përvojë pune në shitje me pakicë ose pozita të ngjashme
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit
- Energjik/e i/e motivuar dhe me interes për teknologjinë dhe shitjen
Neptun Kosova sh.p.k ofron:
- Trajnim të vazhdueshëm
- Pagë të bazuar në merita dhe vlerësim performance si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
- Ambient të shkëlqyer pune në dyqan modern
- Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike
Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në adresën elektronike: hr@neptun-ks.com
Subjekti i e-mailit duhet të përmbajë: Emër Mbiemër - Pozita e punës për të cilën aplikoni.
Afati i aplikimit: 16.11.2026
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”