KosovaJob
Stone Castle PREMIUM+E re

Shitës/e në Dyqanin e Verërave (Prishtinë)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 3 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

SHITËS/E NË DYQANIN E VERËRAVE STONECASTLE

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pritja dhe shërbimi profesional i klientëve.
  • Prezantimi dhe promovimi i produkteve të verës dhe asortimentit të kompanisë.
  • Këshillimi i klientëve për llojet e verërave dhe karakteristikat e tyre.
  • Realizimi i shitjeve dhe menaxhimi i arkës.
  • Kujdesi për sistemimin dhe ekspozimin e produkteve në dyqan.
  • Kontrollimi i stokut dhe raportimi për nevojat e furnizimit.
  • Përgatitja dhe përcjellja e porosive.
  • Kontributi në promovimin dhe imazhin e markës Stonecastle.

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:

  • Shkollim i mesëm, ndërsa përparësi kanë kandidatët me shkollim në ekonomi, tregti ose marketing.
  • Së paku 1 vit përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit dhe arkës fiskale.
  • Përparësi kanë kandidatët me njohuri për verërat dhe përvojë në shitjen e produkteve premium.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.
  • Sjellje profesionale, korrektësi dhe orientim drejt klientit.

MËNYRA E APLIKIMIT PËR TË TRI POZITAT

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit "Apliko Këtu" apo në adresën elektronike: info@stonecastlewine.com

Afati: 3 dhjetor 2026 · edhe 30 ditë
Apliko tani
Stone Castle
Prodhim
7Ndjekës
3Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 03/12/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë