Udhëheqës i Mbushtores (Rahovec)
StoneCastle Vineyards & Winery L.L.C. shpall konkurs për pozitën:
- UDHËHEQËS I MBUSHTORES
Vendi i punës: Rahovec
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizimi, planifikimi dhe mbikëqyrja e procesit të mbushjes së verës.
- Menaxhimi dhe koordinimi i stafit të mbushtores.
- Mbikëqyrja e funksionimit të linjave dhe pajisjeve të mbushjes.
- Kontrollimi i cilësisë dhe standardeve të produktit gjatë procesit të mbushjes.
- Mbikëqyrja e paketimit, etiketimit dhe përgatitjes së produkteve për depo.
- Zbatimi i standardeve të higjienës, sigurisë në punë dhe sigurisë ushqimore.
- Raportimi te menaxhmenti për mbarëvajtjen e procesit të punës.
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:
- Shkollim i mesëm, ndërsa përparësi kanë kandidatët me shkollim universitar në teknologji ushqimore, inxhinieri ose fusha të ngjashme.
- Së paku 3 vite përvojë pune në menaxhimin ose mbikëqyrjen e proceseve të prodhimit, preferohet në industrinë ushqimore ose të pijeve.
- Aftësi organizative dhe menaxhuese.
- Aftësi për udhëheqjen dhe koordinimin e stafit.
- Njohuri mbi standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për të punuar nën presion.
Aplikimi: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike:
info@stonecastlewine.com ose përmes butonit "Apliko këtu"