Shitëse / Menaxhere e Dyqanit (Full-Time)
PRISTINE ORIGINAL kërkon një person të përgjegjshëm, të disiplinuar, komunikues dhe me interes për modën dhe streetwear-in, i cili do të kujdeset për funksionimin e përditshëm të dyqanit, shitjet dhe menaxhimin e porosive online.
ORARI I PUNËS
12:00 – 19:30
6 ditë në javë (e diela pushim)
DETYRAT KRYESORE
- Shitja dhe prezantimi profesional i produkteve.
- Komunikimi korrekt dhe i respektueshëm me klientët.
- Menaxhimi i mesazheve dhe kërkesave përmes Instagramit, WhatsApp-it dhe kanaleve të tjera të komunikimit.
- Pranimi, përpunimi, paketimi dhe përcjellja e porosive online deri në dërgim.
- Kontrollimi i disponueshmërisë së produkteve dhe përditësimi i gjendjes së stokut.
- Mirëmbajtja e pastërtisë, rendit dhe organizimit të dyqanit sipas standardeve të PRISTINE ORIGINAL.
- Kujdesi ndaj produkteve, inventarit dhe hapësirës së punës.
- Menaxhimi i aktiviteteve të përditshme të dyqanit dhe respektimi i procedurave të kompanisë.
KËRKESAT
- Njohje e mirë e gjuhës angleze.
- Drejtshkrim i saktë dhe nivel i lartë i komunikimit me shkrim në gjuhën shqipe.
- Aftësi për komunikim profesional, të qartë dhe korrekt në platformat digjitale.
- Njohuri bazike të përdorimit të Instagramit, WhatsApp-it dhe sistemeve të porosive online.
- Interes dhe njohuri bazike për modën dhe streetwear-in.
- Përpikëri, disiplinë dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Modesti, respekt dhe gatishmëri për të pranuar udhëzime, vërejtje konstruktive dhe për të mësuar.
- Qasje profesionale, pa arrogancë apo sjellje superiore ndaj klientëve dhe kolegëve.
- Respektim i hierarkisë, përgjegjësive dhe kufijve të vendimmarrjes brenda kompanisë.
- Disponueshmëri të plotë gjatë orarit të përcaktuar.
- Gatishmëri për angazhim serioz dhe afatgjatë.
E RËNDËSISHME
- Kjo pozitë kërkon prezencë të rregullt, përkushtim dhe respektim të plotë të orarit të punës.
- Nuk mund të ofrojmë ndërrime apo zëvendësime të orarit për shkak të obligimeve personale, ligjëratave në fakultet apo angazhimeve të tjera të planifikuara.
- Kërkojmë një person që e kupton se përgjegjësia, korrektësia, modestia dhe respekti janë pjesë e pandashme e profesionalizmit
OFROJMË
- Pagë fikse: 600€ në muaj
- Bonus shtesë në bazë të performancës dhe respektimit të standardeve të dyqanit.
- Ambient pune modern dhe kreativ.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe angazhim afatgjatë.
APLIKIMI
Aplokoni ketu apo dërgoni CV-në tuaj përmes WhatsApp:
+383 44 11 88 20
PRISTINE ORIGINAL
Prishtinë, Kosovë