Teknik i Kontabilitetit (Buchhaltung, DATEV)
MUNDËSI PUNËSIMI NË FERIZAJ
4 POZITA TË HAPURA
Shërbime të kontabilitetit për Tregun Gjerman (DATEV)
KONTARELIS po ndërton ekipin e parë për klientë në Gjermani.
Nuk kërkohet njohuri paraprake e DATEV – ofrohet trajnim i plotë.
ÇFARË DO TË PËRFSHIJË PUNA?
- Regjistrimi dhe përpunimi i faturave hyrëse e dalëse
- Regjistrimi i transaksioneve bankare
- Kontabiliteti i klientëve dhe furnitorëve
- Përpunimi i TVSH-së dhe Vorsteuer sipas sistemit gjerman
- Përgatitja e të dhënave për paga dhe mbyllje mujore
- Punë të tjera sipas procedurave të klientëve në Gjermani
PROGRAMI 3-MUJOR I TRAJNIMIT
- Trajnim profesional për përdorimin e DATEV
- Kontabilitet financiar gjerman dhe punë praktike
- Mbështetje dhe vlerësim i vazhdueshëm
KË PO KËRKOJMË?
- Gjuhë gjermane shumë e mirë – preferohet niveli B2–C1
- Njohuri bazë ose përvojë në kontabilitet, financa apo ekonomi
- Aftësi të mira kompjuterike dhe gatishmëri për sisteme të reja
- Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve
- Përgjegjësi, profesionalizëm dhe aftësi për punë në ekip
Diploma universitare nuk është kusht. Përvoja me kompani gjermane dhe DATEV janë përparësi, por jo të detyrueshme.
ÇFARË OFRON KONTARELIS?
- Ambient dhe pajisje moderne pune në Ferizaj
- Trajnim profesional në DATEV dhe kontabilitetin gjerman
- Zhvillim dhe avancim profesional
- Mundësi për t'u rritur me ekipin e parë të kompanisë
NJË MUNDËSI PËR T'U RRITUR ME KOMPANINË
Zhvillimi profesional lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e punës, produktivitetin, përgjegjësinë dhe përparimin individual.
Komunikimi i drejtpërdrejtë me klientët gjermanë do të jetë kryesisht përgjegjësi e pozitave më të avancuara.
VENDI I PUNËS
KONTARELIS – Ferizaj
100% nga zyra
ORARI
E hënë – E premte
09:00 – 17:00
AFATI I APLIKIMIT
1 Dhjetor 2026
APLIKO TANI
Dërgo CV-në me email:
info@kontarelis.com
Në aplikim mund të përfshini nivelin e gjermanishtes dhe përvojën në kontabilitet/financa.
NDËRTO KARRIERËN TËNDE NË KONTABILITETIN GJERMAN.