Asistente për Lounge & Mirëmbajtje të Zyrës
KONKURS PUNE
Pozita: Asistente për Lounge & Mirëmbajtje të Zyrës
Aktash, Prishtinë
NES & CO kërkon një person të përgjegjshëm, të organizuar dhe të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në ambientet e zyrës së korporatës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi i përditshëm i shankut dhe përgatitja e pijeve për stafin dhe mysafirët.
- Kujdesi për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të zonës Lounge dhe ambienteve të përbashkëta të zyrës.
- Përgatitja e ushqimeve të lehta dhe shërbimi sipas nevojës.
- Furnizimi dhe organizimi i produkteve ushqimore, higjienike dhe materialeve të tjera të nevojshme për funksionimin e zyrës.
- Kujdesi për mikpritjen dhe krijimin e një ambienti të rregullt e profesional.
Orari i punës:
E hënë – E premte: 09:00–18:00
E shtunë: 10:00–16:00
Kualifikimet:
- Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
- Përkushtim ndaj pastërtisë dhe higjienës.
- Sjellje profesionale dhe mikpritëse.
- Përvoja në pozita të ngjashme përbën përparësi.
Vendi i punës: NES & CO, Aktash – Prishtinë.
Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në e tyre për aplikim.
WhatsApp- +383 43 888 004
Info@nescorks.com