Menaxher për Shitje dhe Menaxhim të Projekteve
DOCMAN SH.P.K.
SHPALLJE PËR VEND PUNE
- Shitje dhe Menaxhim i Projekteve
DOCMAN SH.P.K., kompani e specializuar në menaxhimin, arkivimin, digjitalizimin dhe asgjësimin konfidencial të dokumenteve, shpall konkurs për pozitën e mëposhtme.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Identifikimi i klientëve të rinj dhe zhvillimi i mundësive të bashkëpunimit me biznese dhe institucione.
- Prezantimi i shërbimeve të kompanisë dhe këshillimi i klientëve sipas nevojave të tyre.
- Përgatitja dhe ndjekja e ofertave komerciale, negocimi i kushteve dhe koordinimi i procesit të kontraktimit.
- Planifikimi, organizimi dhe koordinimi i projekteve të arkivimit, digjitalizimit dhe asgjësimit konfidencial të dokumenteve.
- Bashkëpunimi me ekipet operative për realizimin e projekteve brenda afateve dhe standardeve të cilësisë.
- Mbajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët dhe përcjellja e kërkesave të tyre.
- Përgatitja e raporteve mbi aktivitetet e shitjes, ofertat dhe ecurinë e projekteve.
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara
- Diplomë universitare në Menaxhment, Ekonomi, Administrim Biznesi, Marketing ose fusha të tjera të përafërta.
- Përvojë e mëparshme pune në shitje, zhvillim biznesi ose menaxhim projektesh; përvoja në sektorin e shërbimeve përbën përparësi.
- Aftësi të mira komunikimi, prezantimi, negocimi dhe organizimi.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra dhe për të respektuar afatet e punës.
- Njohuri të mira të paketës MS Office; njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.
- Përgjegjësi, iniciativë dhe orientim drejt rezultateve.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike: Kaltrina@docman-ks.com