KosovaJob
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë E re

Zyrtar për Pranim, Protokoll dhe Arkivë (Alb/Srb)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Administratë Skadon më 18 nëntor 2026
	 	 

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës konkretisht Neni 8, bazuar në Rregulloren Nr. 01/2024 Për Kriteret dhe Procedurat e Punësimit në KMDK Sh.A., Rregullores Nr. 02/2025 për Organizimin e Brendshëm, Pagat, Benefitet dhe Shtesat në KMDK Sh.A., bazuar në Vendimin e U.d. të Kryeshefit Ekzekutiv të KMDK Sh.A. nr. 384/2026 të dt. 28.10.2026 me nr. të protokollit 02/2245, KMDK SH.A. shpall këtë:

KONKURS PUBLIK

PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Titulli: Zyrtar për Pranim, Protokoll dhe Arkivë  (1 pozitë);

Numri i Referencës: ZP/KJ-14-2026;

I raporton: Drejtorit të Departamentit për Shërbimet Mbështetëse;

Niveli i pagës me koeficient 49: 980.00€ (nëntëqindetetëdhjetë Euro) bruto në muaj, subjekti i ndryshimit sipas vendimit të Bordit të Drejtorëve të KMDK-së;

Orët e Punës: 40 orë në javë;

Kohëzgjatja e kontratës: Me kohë të caktuar (1 vit) me mundësi vazhdimi, puna provuese zgjatë deri në gjashtë (6) muaj;

Vendi i punës: KMDK-së SH.A, Prishtinë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Pranimi dhe Komunikimi:

  • Pranon dhe informon vizitorët në ambientet e KMDK-së, duke siguruar qasje të qetë dhe të kontrolluar në institucion;
  • Menaxhon komunikimin hyrës dhe dalës përmes telefonit, emailit dhe kontaktit direkt, duke përcjellë kërkesat tek personat apo njësitë përkatëse;
  • Koordinon oraret e vizitave, rezervimeve dhe takimeve, në bashkëpunim me stafin ekzekutiv dhe administrativ;

Arkivi, protokoll dhe Dokumentacion:

  • Pranon, protokolon dhe shpërndan dokumentet zyrtare hyrëse dhe dalëse, në përputhje me rregulloren për administrimin e dokumenteve;
  • Organizon dhe mirëmban sistemin e arkivit fizik (librat e protokollit) dhe elektronik të institucionit, duke siguruar ruajtjen, klasifikimin dhe qasjen e kontrolluar;
  • Mbështet përgatitjen dhe dorëzimin e materialeve për arkivim afatgjatë, sipas rregulloreve për arkivin shtetëror;
  • Përgatit raporte periodike për qarkullimin dhe ruajtjen e dokumenteve dhe për aktivitetet e kontaktit me publikun.
  • Kryen detyra shtesë sipas kërkesës së eprorit.

Përvoja/Edukimi:

  • Diplomë  universitare në administratë publike, juridik apo fusha të ngjashme;
  • Minimum 2 vite përvojë pune në protokoll, recepsion, arkiv ose administratë institucionale;
  • Njohuri të protokollit institucional dhe arkivimit sipas ligjit në fuqi;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative;
  • Njohje funksionale e gjuhës angleze dhe përdorimit të kompjuterit (MS Office, sisteme për menaxhimin e dokumenteve).

Shkathtësitë tjera:

  • Mirësjellje dhe profesionalizëm në kontakt me palët;
  • Saktësi dhe përpikëri në menaxhimin e dokumenteve;
  • Diskrecion dhe respektim i konfidencialitetit;
  • Gatishmëri për të bashkëpunuar dhe për të ndihmuar në aktivitete mbështetëse institucionale.

Procedura e konkurrimit:

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të KMDK SH.A apo ta shkarkojnë nga ueb faqja e internetit në adresën: https://kmdk-ks.org/. 

Dokumentacionin mund të paraqitet në mënyrë:
- elektronike,
- nëpërmjet adresës elektronike burimetnjerzore@kmdk-ks.org,
- përmes postës ose
- në kopje fizike në zyret e Burimeve Njerëzore në adresën: Rruga “Gazmend Zajmi”, nr.41, Prishtinë.
Aplikacioni i dërguar nëpërmjet adresës elektronike konsiderohet i pranuar nëse pranoni konfirmimin nga adresa për pranimin e aplikimit. Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe adresën elektronike.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formulari zyrtar i aplikimit (i plotësuar dhe i nënshkruar);
  • Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës valide;
  • CV e detajuar me përvojë pune;
  • Diploma dhe dëshmi të kualifikimeve (diplomat e marra jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI);
  • Dëshmi për përvojën e punës (kontrata ose vërtetime, dhe pasqyrë e kontributeve pensionale); 
  • Certifikata se kandidati nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar (jo më të vjetra se data e publikimit të konkursit); dhe
  • Letërmotivimi.

Kandidatët janë plotësisht përgjegjës për dorëzimin e dokumentacionit të saktë, të plotë dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara në konkurs. Mosdorëzimi i cilitdo dokument të kërkuar, dorëzimi i dokumentacionit jo të plotë apo të pasaktë, sjell diskualifikim nga procedura e rekrutimit.
KMDK Sh.A. nuk mban përgjegjësi për mungesën, pasaktësinë apo paplotësinë e dokumentacionit të dorëzuar nga kandidatët. Në rast nevoje për sqarime administrative lidhur me dokumentacionin e dorëzuar, KMDK Sh.A. mund të kërkojë informata apo dokumente plotësuese vetëm brenda afatit të aplikimit.
Ju lutem sigurohuni që dëshmia për përvojën profesionale (minimum 2 vite) të përfshijë kontratën ose vërtetimin e punës, të shoqëruar me pasqyrën e kontributeve pensionale (Trustin).

Mënyrat e vlerësimit dhe kriteret e poentimit

Vlerësimi i aplikimeve të konkursit publik në KMDK përmban gjithsej njëqind (100) pikë, ku kalueshmëria është arritja e së paku pesëdhjetë (50) pikëve nga të gjitha fazat e konkursit publik. Kriteret e poentimit: jetëpërshkrimi (CV) e kandidatit vlerësohet deri në dhjetë (10) pikë, testimi me shkrim deri në gjashtëdhjetë (60) pikë dhe intervistimit deri në tridhjetë (30) pikë.

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tre (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pa kompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me datën 18.11.2026 në orën 16:00.                                    

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me Zyrën e Burimeve Njerëzore të KMDK në numrin e telefonit 038/600–552 apo në adresën elektronike burimetnjerzore@kmdk-ks.org   


Na osnovu Zakona br. 03/L-087 o Javnim Preduzećima, Zakona br. 03/L-212 o Radu, konkretno član 8,na osnovu Pravilnika br. 01/2024 o kriterijumima i procedurama zapošljavanja u KMDK a.d.,Pravilnika br. 02/2025 o unutrašnjoj organizaciji, platama, beneficijama i dodacima u KMDK a.d. na osnovu Odluke v.d. Generalnog direktora KMDK A.D. br. 384/2026 od 28.10.2026. godine, sa br. protokola 02/2245, KMDK A.D. objavljuje sledeće:

JAVNI KONKURS

ZA POPUNU RADNOG MESTA

Naziv: Službenik za Zdravlje i Bezbednost na Radu (1 pozicija);

Referentni broj: ZP/KJ-14-2026;;

Izveštava: Direktoru Odeljenja za Pomoćne Usluge;

Nivo plate sa koef. 49: 980.00€ (devetsto osamdeset evra) bruto mesečno, podložno promeni prema odluci Odbora direktora KMDK-a;

Radno vreme: 40 sati nedeljno;

Trajanje ugovora: Na određeno vreme (1 godina) sa mogućnošću produženja, probni rad traje do šest (6) meseci;

Mesto rada: KMDK a.d., Priština.

Zadaci i Odgovornosti:

Prijem i komunikacija:

  • Dočekuje i informiše posetioce u prostorijama KMDK-a, obezbeđujući miran i kontrolisan pristup instituciji;
  • Upravlja dolaznom i odlaznom komunikacijom putem telefona, e-pošte i direktnog kontakta, prosleđujući zahteve nadležnim licima ili jedinicama;
  • Koordinira termine poseta, rezervacija i sastanaka, u saradnji sa izvršnim i administrativnim osobljem;

Arhiva, protokol i dokumentacija:

  • Prima, protokoliše i distribuira zvanična ulazna i izlazna dokumenta, u skladu sa pravilnikom o upravljanju dokumentima;
  • Organizuje i održava sistem fizičke arhive (protokolske knjige) i elektronske arhive institucije, obezbeđujući čuvanje, klasifikaciju i kontrolisan pristup;
  • Pr pruža podršku u pripremi i predaji materijala za dugoročno arhiviranje, u skladu sa propisima državne arhive;
  • Priprema periodične izveštaje o cirkulaciji i čuvanju dokumenata, kao i o aktivnostima u vezi sa kontaktom sa javnošću;
  • Obavlja i druge zadatke po nalogu pretpostavljenog.

Iskustvo/Obrazovanje:

  • Univerzitetska diploma iz javne administracije, prava ili srodnih oblasti;
  • Minimum 2 godine radnog iskustva u protokolu, recepciji, arhivi ili institucionalnoj administraciji;
  • Poznavanje institucionalnog protokola i arhiviranja u skladu sa važećim zakonima;
  • Veoma dobre komunikacione i organizacione veštine;
  • Funkcionalno poznavanje engleskog jezika i rada na računaru (MS Office, sistemi za upravljanje dokumentima).

Znanja i Veštine:

  • Ljubaznost i profesionalizam u kontaktu sa strankama;
  • Preciznost i tačnost u upravljanju dokumentima;
  • Diskrecija i poštovanje poverljivosti;
  • Spremnost za saradnju i pružanje podrške u institucionalnim pomoćnim aktivnostima.

Procedura Konkursa:

Zainteresovani kandidati zvanični obrazac mogu preuzeti u kancelariji Ljudskih resursa KMDK AD ili ga preuzeti sa internet stranice na adresi: https://kmdk-ks.org/.

Dokumentacija se može podneti:

  • elektronskim putem,
  • putem elektronske adrese burimetnjerzore@kmdk-ks.org,
  • putem pošte ili
  • u fizičkoj kopiji u kancelariji Ljudskih resursa na adresi: Ulica „Gazmend Zajmi“, br. 41, Priština.

Aplikacija poslata putem elektronske adrese smatra se primljenom ukoliko primite potvrdu o prijemu aplikacije sa te adrese. Kandidati koji konkurišu moraju tačno navesti adresu, kontakt telefon i elektronsku adresu.

Potrebna dokumenta za prijavu:

  • Zvanični obrazac za prijavu (popunjen i potpisan);
  • Kopija važeće lične karte ili pasoša;
  • Detaljna radna biografija (CV) sa radnim iskustvom;
  • Diploma i dokazi o kvalifikacijama (diplome stečene van Republike Kosovo moraju biti nostrifikovane od strane MSTI-ja);
  • Dokaz o radnom iskustvu (ugovori ili potvrde, kao i izvod o penzijskim doprinosima);
  • Uverenje da se protiv kandidata ne vodi istraga i da nije osuđivan (ne starije od datuma objavljivanja konkursa);
  • Motivaciono pismo.

Kandidati su u potpunosti odgovorni za dostavljanje tačne i potpune dokumentacije u skladu sa kriterijumima utvrđenim konkursom. Nedostavljanje bilo kog traženog dokumenta, kao i dostavljanje nepotpune ili netačne dokumentacije, povlači za sobom diskvalifikaciju iz postupka regrutacije.
KMDK AD ne snosi odgovornost za nedostatak, netačnost ili nepotpunost dokumentacije koju su dostavili kandidati. U slučaju potrebe za administrativnim pojašnjenjima u vezi sa dostavljenom dokumentacijom, KMDK AD može zahtevati dodatne informacije ili dokumente samo u roku predviđenom za prijavu.
Molimo vas da se uverite da dokaz o profesionalnom radnom iskustvu (najmanje 2 godine) uključuje ugovor o radu ili potvrdu o zaposlenju, propraćenu izvodom o penzijskim doprinosima (Trust).

Način ocenjivanja i kriterijumi bodovanja:

Ocena prijava konkursa u KMDK-u obuhvata ukupno sto (100) poena, gde je prolaznost najmanje pedeset (50) poena iz svih faza javnog konkursa.Kriterijumi bodovanja: biografija kandidata se ocenjuje do deset (10) poena, pismeni test do šezdeset (60) poena i intervju do trideset (30) poena.

Napomena: Prijave poslate poštom koje nose poštanski pečat poslednjeg dana roka za prijavu smatraće se važećim i biće uzete u razmatranje ako stignu u roku od tri (3) dana.Prijave koje stignu posle ovog roka i one koje nisu kompletirane sa odgovarajućom dokumentacijom neće se razmatrati.

Rok za prijavu je do 18.11.2026. godine do 16:00 časova.

Za dodatne informacije možete kontaktirati Kancelariju ljudskih resursa KMDK-a na broj telefona 038 600–552 ili putem elektronske adrese burimetnjerzore@kmdk-ks.org

Afati: 18 nëntor 2026 · edhe 21 ditë
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë
Shërbime Publike, Qeveritare
18Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Administratë
Skadon 18/11/26 (21 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë