KosovaJob
Migros Group PREMIUM+E re

Asistent/e Brand Manager

Lokacioni Fushë Kosovë Orari Full Time Kategoria Marketing, Reklamim & PR Skadon më 25 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

KONKURS PUNE

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere në distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë t’i bashkohen rrugëtimit tonë persona dinamikë, ambiciozë dhe inovatorë.

Aktualisht, Migros Group është në kërkim të një personi të motivuar dhe të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë në pozitën:

Pozita: Asistent/e Brand Manager

Lokacioni: Fushë Kosovë

Përgjegjësitë kryesore:

  • Asistimi në koordinimin dhe realizimin e aktiviteteve të brendit.
  • Kryerja e analizave të tregut dhe biznesit, monitorimi i çmimeve dhe mbështetja në përcaktimin e strategjive të çmimeve.
  • Asistimi në planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve për pozicionimin e produkteve në treg.
  • Kontributi në rritjen e vetëdijes për brendin dhe stimulimin e kërkesës nga konsumatorët.
  • Përgatitja e raporteve për aktivitetet e marketingut dhe rezultatet e shitjeve.
  • Monitorimi i shitjeve dhe analiza e tregut konkurrues.

Kualifikimet dhe kushtet:

  • Përvojë pune prej së paku 1-2 vite në pozitë të ngjashme.
  • Shkollim i lartë profesional, i preferueshëm.
  • Njohuri të avancuara kompjuterike, veçanërisht në MS Office (Word, Excel etj.).
  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në përmes e emailit: hr@migros-group.com ose përmes butonit "Apliko këtu"

Ju lutemi që në subjektin e emailit të specifikoni qartë pozitën për të cilën aplikoni:Asistent Brand Manager

Aplikacionet në të cilat nuk specifikohet pozita për të cilën aplikohet do të konsiderohen të pavlefshme.

Afati: 25 nëntor 2026 · edhe 28 ditë
Apliko tani
Migros Group
Retail dhe Distribuim
55Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 25/11/26 (28 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë