KosovaJob
Docman LLC E re

Asistent/e i/e Logjistikës

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Transport, Logjistikë Skadon më 27 nëntor 2026
	 	 

DOCMAN SH.P.K.

SHPALLJE PËR VEND PUNE

Asistent/e i/e Logjistikes

DOCMAN SH.P.K., kompani e specializuar në menaxhimin, arkivimin, digjitalizimin dhe asgjësimin konfidencial të dokumenteve, shpall konkurs për pozitën e mëposhtme.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Asistimi në mbarëvajtjen e aktiviteteve të përditshme të arkivës dhe proceseve operative.
  • Pranimi, kontrollimi, klasifikimi, sistemimi dhe etiketimi i pakove dhe dokumenteve.
  • Skanimi i barkodeve të pakove dhe regjistrimi i saktë i të dhënave në sistemin e menaxhimit të arkivës.
  • Vendosja dhe identifikimi i pakove në lokacionet përkatëse, si dhe përditësimi i evidencave të lëvizjes së tyre.
  • Asistimi në përgatitjen e dokumenteve për pranim, transport, dorëzim ose asgjësim sipas procedurave të kompanisë.
  • Koordinimi me ekipin operativ dhe logjistik për realizimin në kohë të detyrave.
  • Respektimi i standardeve të sigurisë, konfidencialitetit dhe ruajtjes së dokumentacionit.

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara

  • Arsim i mesëm i përfunduar; kualifikimi profesional ose studimet në Logjistikë, Menaxhment apo fusha të përafërta përbëjnë përparësi.
  • Përvoja e mëparshme e punës në logjistikë, magazinim, arkivim ose operacione është e preferueshme, por jo kusht i domosdoshëm.
  • Aftësi të mira organizative, saktësi në regjistrimin e të dhënave dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit dhe gatishmëri për të punuar me sisteme të skanimit dhe evidencës.
  • Aftësi për punë ekipore, përgjegjësi dhe respektim të procedurave dhe afateve.
  • Gatishmëri për punë operative në ambientet e arkivës.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike: Kaltrina@docman-ks.com

Afati: 27 nëntor 2026 · edhe 30 ditë
Docman LLC
Menaxhment
1Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 27/11/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë