Shitës/e në Sektor (Prizren)
KONKURS PUNE
BAU MARKET L.L.C.
Pozita: Shitës/e në Sektor
Numri i pozitave të lira 4
PrizrenBAU Market L.L.C., një nga rrjetet në zhvillim të tregtisë në Kosovë, fton kandidatë të motivuar, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt shërbimit ndaj klientit të aplikojnë për pozitën Shitës/e në pikën e saj në Prizren.
Përgjegjësitë kryesore
- Pritja dhe shërbimi profesional ndaj klientëve, duke identifikuar nevojat e tyre dhe duke ofruar këshilla për përzgjedhjen e produkteve.
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve, duke ofruar informacione të sakta mbi karakteristikat, përdorimin dhe përfitimet e tyre.
- Angazhimi aktiv në realizimin e shitjeve dhe përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga kompania.
- Sistemimi, renditja dhe klasifikimi i produkteve në rafte dhe hapësirat e shitjes, duke siguruar furnizimin e vazhdueshëm të tyre.
- Kujdesi për ekspozimin e duhur të produkteve, paraqitjen e tyre dhe mirëmbajtjen e hapësirës së shitjes.
- Njohja e produkteve, çmimeve dhe ofertave promocionale, me qëllim informimin e saktë të klientëve.
- Bashkëpunimi me kolegët dhe sektorët e tjerë për mbarëvajtjen e procesit të shitjes.
- Respektimi i standardeve të shërbimit, procedurave të brendshme dhe rregullave të kompanisë.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Shkollimi i mesëm i përfunduar.
- Përvoja e mëparshme në shitje, veçanërisht në sektorin e tregtisë me pakicë, konsiderohet përparësi.
- Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe bindjeje në procesin e shitjes.
- Orientim ndaj klientit dhe aftësi për të identifikuar nevojat e tij.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambiente dinamike.
- Gatishmëri për të mësuar dhe përvetësuar njohuri mbi produktet dhe teknikat e shitjes.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe etikë profesionale në punë.
- Gatishmëri për punë me ndërrime.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese në treg;
- Pagë të 13-të;
- Mjedis pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim;
- Trajnime profesionale dhe mbështetje të vazhdueshme gjatë punës.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike hr@bau-holding.eu.
Në subjektin e emailit duhet të shkruhet titulli i pozitës për të cilën aplikohet: "Shitës/e – Prizren".
Konkursi mbetet i hapur për 14 (katërmbëdhjetë) ditë nga data e publikimit, përkatësisht deri më 11.11.2026.
Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.
