KosovaJob
Credins PREMIUM+E re

Sportelist/e, Arkëtar/e (Prishtinë)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 5 nëntor 2026
	 	 

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Sportelist/e ,Arkëtar/e

Dega Prishtinë   

Qëllimi i pozicionit:

Misioni i Degës së Bankës është të sigurojë ushtrimin e veprimtarisë bankare në perputhje me ligjet, duke ofruar të gjitha produktet dhe shërbimet bankare si pagesa të institucioneve shtetërore ose private, hapje llogarie, depozitë, transferta, këmbime valutore, etj në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Pozicioni i Sportelist/e Arkëtar/e duhet të ofrojë shërbim në kohë dhe në standartet e aplikuara në Bankë ndaj cdo klienti që paraqitet në ambientet e Bankës Credins Kosovë për të krye veprime në arkë, duke respektuar të gjitha aktet normative të Bankës Credins Kosovë dhe akteve të tjera ligjore të cilat lidhen me punën. Ky pozicion ndër të tjera siguron: ruajtjen e parave, përpunimin e parasë sipas të gjitha rregullave të përcaktuara, mban dokumentacionit përkatës dhe është përgjegjës për regjistrimin e saktë të transaksioneve në sistemin e Bankës.

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet, manaxhim.
  • Obligative të ketë eksperiencë të mëhershme pune në bankë.
  • Duhet të ketë gatishmërinë për të punuar me klientet dhe të jetë e saktë në përpunimin e  cashit.
  • Njohuri shumë të mira në MS Office (sidomos në Excel).
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese dhe planifikuese.
  • Aftësi shumë të mira përshtatje për të punuar në grup.
  • Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur detyrat në kohë.
  • Zotimi i certifikime dhe  trajnimeve përbën avantazh.

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV  në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com

CV-të do të pranohen vetëm në formatin PDF dhe vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 05.11.2026

Afati: 5 nëntor 2026 · edhe 9 ditë
Credins
Banka
25Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 05/11/26 (9 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë